Dushko Markoviq: Mali Zi e ka
mbyll çështjen e demarkacionin

Dushko Markoviq: Mali Zi e ka<br />mbyll çështjen e demarkacionin
Kryeministri i Malit Zi, Dushko Markoviq është bërë pjesë e debatit për çështjen e demarkacionit me Kosovën.

Debatet e shumta nga palët politike në Kosovë për çështjen e demarkacionit kanë detyruar Kryemministrin e Malit Zi që të mbajë qëndrim duke u shprehur se nuk do të rifillojë bisedimet edhe një herë me qeverinë kosovare për këtë çështje, se “Mali i Zi e ka kryer punën e saj, sa i përket demarkacionit”, u shpreh ai.

” Unë dua të porosis qeverinë e Kosovës, kryeministrin e ri që të jenë të përgjegjshëm ndaj kësaj çështjeje, sidomos të jenë të përgjegjshëm ndaj Malit të Zi si shtet mik i cili e ka mbështetur Kosovën e i ka mirëkuptuar rrethanat atje. Mali i Zi ka kryer punën e vet sa i përket demarkacionit”, ka shtuar Markoviq.

“Çështja e ratifikimit të marrëveshjes është në kompetencë te institucioneve të Kosovës, shpresoj që rreth saj të sillen me përgjegjësi dhe të jenë azhur. I kuptoj rrethanat në Kosovë por Podgorica ka bërë të gjithën që është pjesë e saj dhe se për këtë çështje më nuk do të bisedohet qoftë edhe për një centimetër”, ka thënë Markoviq.

Në këto ditë Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se ai do të kërkojë që të hapë bisedimet me Malin e Zi për çështjen e demarkacionit.

Haradinaj ka emëruar një komision të ri shtetëror për këtë çështje, një ditë pasi ishte emëruar në postin e shefit të ekzekutivit.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot