Aktorët e hollivudit nuk janë “heronj” vetëm në filmat e tyre por edhe në jetën reale. Një shembull i tillë është bërë edhe aktori mirënjohur Dustin Hoffman i cili i ka shpëtuar jetën në parkun “Hyde” në Londër, një avokati që kishte humbur ndjenjat.

Hoffman u kujdes për avokatin Sam Dempster derisa erdhën mjekët. “Dustinit dua t’i them një faleminderit të madh! Më shpëtoi jetën.


Nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur, di që kur erdha në vete në spital më thanë që më ka shpëtuar Dustin Hoffman. E pabesueshme!”,- u shpreh Dempster. Ndërsa aktori falendërojë mjekët që arritën mjaft shpejt në vendngjarje.(xh.k/shqiptarja.com)