Dvorani: Gjykata e Lartë pjesërisht funksionale me 3 gjyqtarët e rinj, po përshpejtojmë çështjet

Dvorani: Gjykata e Lartë pjesërisht funksionale me 3 gjyqtarët e rinj, po përshpejtojmë çështjet

TIRANE-Kryetari i KED-së dhe njëkohësisht Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani në një mesazh shpërndarë për mediat shprehet se me emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj në mars institucioni i është rikthyer pjesërisht funksionalitetit, ndaj, shton ai ka filluar dhe po vijon me intensitet puna për shqyrtimin e çështjeve

"Këto ditë dhe pa vonesë do të bëhen publike dhe do të vihen në zbatim të gjitha objektivat  e këtij bashkëpunimi. Gjykata e Lartë prej kohësh ka kryer punë përgatitore dhe ka marrë masa për të mundësuar funksionimin e saj me të gjitha kapacitetet e mundshme.

Tashmë me emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj Gjykatës së Lartë i është rikthyer pjesërisht funksionaliteti,  ndaj ka filluar dhe po vijon me intensitet punën për shqyrtimin e çështjeve. Ndërkohë jemi të vendosur  dhe të angazhuar që së bashku me KLGJ, JFA, EURALIUS dhe institucione të tjera ndërkombëtare, të marrim dhe të zbatojmë çdo masë që i shërben jo vetëm cilësisë së dhënies së drejtësisë por edhe përshpejtimit dhe rritjes së numrit të çështjeve që prej vitesh presim të shqyrtohen" tha ai.

Kujtojmë që kreu i KED-së është në një luftë të ftohtë me Presidentin Ilir Meta, ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi se para se të marrë një vendim të konsultohet me EURALIUS dhe OPDAT. Presidenti Ilir Meta Pretendon se Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe se qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030!

Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030!