KLGJ shtyn pa afat çështjen ‘Dvorani’, do të pyesë SHBA-BE për kërkesën e Metës

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur gjatë mbledhjes së sotme të shtyjë shqyrtimin e kërkesës së Presidentit Ilir Meta, për largimin nga detyra të kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, njëherësh anëtar i Gjykatës së Lartë. Gjatë kësaj mbledhje, KLGJ ka shqyrtuar versionin e vetë Dvoranit për pretendimet e Presidentit Ilir Meta dhe disa propozime të anëtarëve të Këshillit. Në vijim, Këshillit ka vendosur me shumicë votash shtyrjen e shqyrtimit të kërkesës së Metës për largimin e Dvoranit me qëllim që të njohë Dvoranin me vendimet dhe relacionet përkatëse të Këshillit për hapjen e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë si dhe me korrespondencën e institucionit të KLGJ-së me Presidentin e Republikës, për dekretimin e anëtarëve të rinj në të.

Gjithashtu, KLGJ do të marrë një opinion për këtë çështje edhe nga misionet partnere që asistojnë Këshillin, që janë përfaqësues të EURALIUS të BE dhe OPDAT të SHBA. Deri më sot, për këtë çështje është shprehur dhe pozicionuar qartë vetëm ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila pesë ditë më parë zhvilloi një takim me Dvoranin. Pas takimit, Kim i dha një mesazh të tërthortë Metës, teksa tha se me Dvoranin kishte diskutuar ‘për rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore’. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Brukselit në Tiranë, ndonëse nuk janë shprehur për çështjen konkrete, në vijimësi kanë kanë mbështetur pavarësinë e gjyqësorit nga politike.

Presidenti Ilir Meta Pretendon se Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe se qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin. Mbi kërkesën e Metës, Këshilli i Karrierës në KLGJ ka përgatitur një relacion. Këshillit i Karrierës ka konkluduar se Dvoranit i ka mbaruar mandati që në vitin 2014, por sipas ligjit ai qëndron në detyrë deri kur të zëvendësohet. Këshilli i Karrierës thekson se Dvorani ende nuk është zëvendësuar si anëtar i Gjykatës së Lartë. Në relacion thuhet se për mandatin e Dvoranit më herët është shprehur edhe gjykata kushtetuese e cila e ka lënë atë në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit. Gjatë ditës së djeshme, Dvorani i është drejtuar me një shkresë KLGJ, ku rendit arsyet se pse duhet të qëndrojë në detyrë, ndërsa thotë se Meta nuk kanë asnjë tagër të merret me mandatin e tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cirku ne fshat: 05/05/2020 21:28

    Ahahahahahahahah, sa te thelle paskan qene keta apatiket e klgj! Sma merte mendja ne bote qe do hynin kaq thelle ne paaftesine dhe paanesine e tyre! Kukllat nuk rezistuan dot per te treguar fytyren e vertete te paaftesise dhe mungeses se autoritetit total! Teresisht e pritshme! Asnje zhgenjim! Frike jo! Kujdes po!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj