DW: Simpati në Tiranë për kurajën e Albin Kurtit

DW: Simpati në Tiranë për kurajën e Albin Kurtit

Kurti në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar në Tiranë për të diskutuar me krerët e shtetit shqiptar mbi zhvillimet e fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

Një javë pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Ohër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar në Tiranë të dielën (26.03.) për të diskutuar me krerët e shtetit shqiptar mbi zhvillimet më të fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Në takimet kryesore politike, Kurti ka gjetur mbështetje të gjerë politike nga Tirana zyrtare për kurajën e treguar në Takimin e Ohrit dhe ujdinë e arritur për të hedhur hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë,

Gjatë paradites së të dielës Kurti u prit nga Presidenti i Shqipërisë, z Bajram Begaj, dhe më pas nga kryeparlamentarja znj. Lindita Nikolla.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i vlerësoi rezultatet e takimit të Ohrit, si një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen vendeve të rajonit në Bashkimin Europian. Ai përshëndeti lidershipin, maturinë dhe kurajon e treguar nga kryeministri i Kosovës dhe ekipi negociator për ta pranuar planin evropian dhe zbatuar atë.

Zyra e Presidencës njoftoi se lidhur me takimin e Ohrit të mbajtur më 18 mars 2023, Presidenti Begaj vlerësoi dakordësimin publik dhe angazhimin e palëve për të zbatuar planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin përkatës. Begaj ka shprehur po ashtu besimin, se do të gjenden mekanizmat e duhur që dakordësimi publik i Ohrit të kthehet në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht.

Kurti zhvilloi bisedime të dielën edhe me kryeministrin Edi Rama. Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkroi në Facebook se i ka shprehur kryeministrit të Kosovës simpatinë për kurajon dhe realizmin që ka treguar për të hedhur hapa me rëndësi. "E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë", ka shkruar Edi Rama. Kryeministri Albin Kurti zhvillon bisedime edhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta./DW

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja