Ndërprerja e reshjeve të shiut ka sjellë përmirësim të situatës së krijuar nga përmbytjet disa zona të Kurbinit. Uji është tërhequr nga zonat e shtëpitë, duke lënë pas, balten dhe inertet.
Në shumë familje uji deportoi në banesa duke ju dëmtuar orenditë shtëpiake, ndërsa dëme ka patur edhe në bujqësi e blegtori. Banorët thonë se kjo nuk është hera e parë që përballen më këtë situatë dhe asnjëherë nuk janë kompensuar për dëmet e shkaktuara.
Banori: Veç njerëzit kanë shpëtuar të tjera jemi në rregull,.

Gazetari: Ke pasojë në banesë?
Banori: Hajde shihe, se akoma nuk e kam luajtur ujin se është aty brenda.
Gazetari: Është hera e parë?
Banori: E 4 apo e 5. Jam 65 vjeç, e nuk kam pa, por ka nja 6 vjet që tek ne përmbytjet janë njëra pas tjetrës.
Banorja: Natyra, s’kemi ca i bëjmë…
Banori: Janë shkaktu… shumë janë shkaktu.. shpresojmë të bashkia te shteti. Kanalet nuk janë pastruar.
Gazetari: Jeni dëmshpërbly ndonjë herë ?
Banori: Jo, kësaj radhe shpresojmë se më parë jo.
Banorja: Mjaft materiale, divana, pula çfarë kemi pas parcelave janë prish krejt. Me ra shi ne nuk përmbytemi, por kanalet nuk janë pastruar.
Kryebashkiaku e Kurbinit Majlinda Cara thotë se grupet e punës kanë nisur verifikimin e dëmeve, ndërsa ka garantuar ndërhyrje të plotë për të parandaluar përmbytjet.
Prefekti i Qarkut Lezhë Gjok Jaku thotë se mbështetje për këto familje do të jetë e vazhdueshme.
Ndërkohë për familjeve të prekura nga përmbytjet u janë shpërndarë ushqime të cilat erdhën si kontribut i policisë së shtetit. Vërshimi i ujit i kanalit të ujerave të larta përmbyti 40 banesa në Kurbin si dhe dhjetra hektarë tokë bujqësore, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.
/r.k./Shqiptarja.comKomente

