Dënohet me burgim të përjeshëm vrasësi i gruas dhe i vajzës 9-vjeçare

Dënohet me burgim të përjeshëm vrasësi i gruas dhe i vajzës 9-vjeçare

Dënohet me burgim të përjetshëm, Pjetër Ndrecaj, që në gusht të vitit të kaluar vrau gruan, Valbonën dhe vajzën e tij, 9-vjeçare N.K, në Gjakovë të Kosovës.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë e cila dha 24 vjet burg, nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese.

Lidhur me vendimin e Shkallës së parë në Prishtinë janë organizuar edhe protesta, e kishte pasur shumë reagime. 40-vjeçari i mori jetën me breshëri plumbash, bashkëshortes së tij që e dhunonte vazhdimisht, dhe nuk kurseu as jetën e vajzës së tij të vogël.  

Çifti kishte 16 vjet martesë por pas një konflikti janë ndarë, ndonëse nuk ishin divorcuar ligjërisht. Çifti kishte pesë fëmijë. Tre nga të cilët jetonin me Valbonën e dy të tjerë jetonin me babanë e tyre, Pjetrin.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 01/03/2019 15:57

    Ç a lesh burg per jete? Kush do i paguajë shpenzimet e tij? Ne taksapaguesit, prandaj te rikthehet Ligji i Ligjeve te vendit më demokratik në botë, urgjent!

    Përgjigju
  • azgani: 01/03/2019 12:28

    vendim me pushkatim ne mes qytetit kriminelit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja