Këngëtari dhe prezantuesi i njohur Kastro Zizo ka përfunduar mbrëmjen e së hënës aventurën e tij në “Dancing With The Stars”.

Klevis Bega i njohur ndryshe si Kastro Zizo së bashku me aktorin Arben Dërhemi  ka patur më pak pikë, duke i çuar këto dy konkurrentë në sfidë me njëri-tjetrin dhe më pas në eliminimin e Kastros.

Pas përfundimit të spektaklit  Kastro ka shkruar kështu: “Flm që isha në DëS! Tashmë  di të kërcej, pa provë.”

Ndërkohë Kastro vijon me prezantimin e “Kasketa Show” çdo të mërkurë dhe të shtunë live në televizionin A1 Report.

kastro zizo

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)