DWS: VIP-at improvizojnë kërcimet në skenë

DWS: VIP-at improvizojnë kërcimet në skenë
Rikthimi i Seldit ishte shumë i shkurtër pasi ai është eleminuar menjëherë nga gara e “Dancing With the stars”. Këngëtari Seldi Qalliu, i cili u rikthye një javë më parë së bashku me Xhani Shqerrën dhe Afërdita Dreshaj-n, ka dal në Dance off me këngëtaren maqedonase Adelina Tahiri dhe kjo e fundit ka triumfuar. Kështu në natën gjysëm finale që do të mbahet javën e ardhshme, do të shkojnë në garë 8 çifte si asnjëherë më parë. Ashtu sic do puntatë e spektaklit edhe kjo enjte nuk ka kaloi pa surpriza. Një formulë e pa aplikuar më parë u vu në zbatim në arenën e kërcimit. Yjet kërcyen në disiplinat Mambo, Jive, Cha Cha dhe Rock n Roll, pa partnerët e tyre dhe duke improvizuar në moment lëvizjet e disiplinës. Ata thërriteshin një nga një nga kryetari i jurisë, ilir Shaqiri. Megjithatë duket se yjet janë kënaqur dhe argëtuar me këtë metodë të re. Përveç lukut perfekt në skenë persoanzhet e DWS, kemi mundësi ti shikojmë edhe pas kuintave. Dhe ja ku na shfaqet bukuroshja, Elvana Gjata. Ajo sapo kë përfunduar grimin dhe duket më në formë se kurrë. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Ornela Bregun e cila është duke rregulluar grimin e saj. Xhani Shqerrën një nga konkurrentët e rikthyer në garë, po i rregullojnë flokët dhe ai duket shumë simpatik. Ai është shprehur në se ndihet shumë i emocionuar që i është rikthyer edhe njëherë skenës së “Dancing With the Stars”. Po ashtu mbrapa kuintave shikojmë edhe futbollistin Foto Strakosha, që ka përqafuar skenaristen e këtij spektakli Zefina Hasanin, Adelina Tahiri me Dionin si dhe Seldin të eleminuarin e kësaj jave që rri mendueshëm. Nuk e dimë se çfarë do të ndodh javën e ardhshme, por organizatorët premtojnë të tjera surpriza.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën