DWS: Vipat “shtrëngojnë” rripat, po vjen finalja

DWS: Vipat “shtrëngojnë” rripat, po vjen finalja
Nata gjysëmfinale e spektaklit “Dancing With The Stars” ka mbyllur siparin mbrëmjen e së enjtes. Kanë qenë dy mikeshat e ngushta, Afërdita Dreshaj dhe Adelina Tahiri, të cilat kanë lënë garën një hap larg finales pa dance off. Në një mbrëmje të mbushur me kërcime nga disiplina të ndryshme, 8 konkurrentët kanë shpalosur aftësitë e tyre në arenën më të madhe të kërcimit. Me eleminimin e dy bukurosheve bjonde, do të jenë 6 konkurrentë ata që do të marrin pjesë natën finale të spektaklit, ndryshe nga edicionet e tjera të DWS. Ndërkaq mësohet se çmimi i madh këtë vit, do të jetë një apartament luksoz, dhuruar për fituesin nga kompania, “Edil Alke”. Skena e Dancing këtë herë iu dedikua një prej momenteve më të rëndësishme për kombin shqiptar, siç është edhe 100-vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Me një numër special, me muzikën më të bukur marrë nga filmat shqiptar që kanë sjellë momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare u interpretuan nga trupa e baletit . Gjithashtu kënga "Për ty atdhe", kënduar në një variant modern nga konkurrentët e “Dancing With The Stars”, përcolli një atmosferë dhe energji të veçantë gjatë spektaklit. Një tjetër surprizë ishte pjesëmarrja e këngëtares kosovare Argjentina Ramosaj, e cila performoi baladën hit të saj “Si Shiu”, me të cilën ajo u nderua me çmimin “Best Baladë” në Top Fest. Ashtu sikurse çdo javë vipat jemi mësuar t’i shohim edhe paskuintave. Këngëtari , Vedat Ademi e shohim duke bërë prova përpara fillimit të spektaklit , së bashku me balerinën që e mbështet në këtë kompeticion, Odetën. Argjetina Ramosaj, Xhani Shqerra dhe Ermali, janë fotografuar dhe në dhomat e grimit, ku Xhani është me llak në dorë ndërsa Ermali duket sikur po kërkon diçka. Ndërsa Simone përveçse një balerin i talentuar, tregon se është edhe një xhentëllmen i vërtetë. Në foto shohim se Simone ëshët duke i puthur dorën partneres së tij, Inida Gjata e njohur ndryshe si Zhaku. Të ftuar në spektakël kkanë qenë edhe familjarët, e ish-portierit të kombëtares, Foto Strakosha. Djali dhe gruaja e tij Adelina, kanë qenë një suport i vazhdueshëm për të në këtë garë. Ndërkaq opinionisti i Big Brother Albania, Arjan Konomi dhe ish-konkurrentja e këtij reality show, Bertina Mehmeti kanë zgjedhur të mos e shohin DWS nga shtëpia. Ata kanë preferuar ta ndjekin spektaklin live, dhe duket se kanë pëlqyer atë. Këtë e shohim edhe nga shprehja e fytyrës së tyre. Fotografia e radhës na tregon Amin dhe Ermalin së bashku. Të dy moderatorët e Dancing, po konsultojnë përpara fillimit të spektaklit skenarin. Kështu javën e ardhshme, Elvana Gjata, Xhani Shqerra, Foto Strakosha, Vedat Ademi, Ornela Bregu dhe Zhaku, do të përballen në sfidën e fundit mes tyre. Nga 14 çifte konkurrente , që morën pjesë në këtë edicion të tretë, vetëm njëri do të jetë fitues i kësaj gare. Ne i urojmë fat konkurrentëve dhe fitoftë më i miri… 

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën