DWS : Vipat nuk pakësohen por shtohen

DWS : Vipat nuk pakësohen por shtohen
Ashtu siç kanë paralajmëruar përpara nisjes së edicionit të tretë të “Dancing With The Stars”, organizorët e këtij spektakli kanë sjellë gjithmonë surpriza dhe risi gjatë netëve të këtij show. Mbrëmjen e së enjtes publiku dhe vet konkurrentët u njohën me një formulë të re garimi. Kjo formulë që producentja, Holta Dulaku, përfshiu në garën e këtij viti është e njohur në të gjitha realizimet e kësaj gare kërcimi, që bëhet në Itali, Amerikë, Angli etj. Pra rimarrjen në garë të të eliminuarve gjatë javëve të ndryshme të spektaklit. Kështu në fillim të garës së kësaj të enjte do të hapej një votim, për shtatë të eliminuarit, në të cilët nuk u përfshi Artan Imami, i cili u largua vet gara për arsye shëndetësore. Ndërkaq votat e publikut rikthyen në garë tre konkurrentë të cilët Xhani Shqerra, Afërdita Dreshaj dhe Seldi Qalliu.Ata do të vijnë në javën e ardhshme në garë, të barabartë me konkurrentët e mbetur.Një tjetër surprizë ishte dhe mënyra e eleminimit për gjashtë konkurrentët e tjerë të DWS. Tre konkurrentët që rrezikonin të shkonin në dance off ishin Foto Strakosha, Vedat Ademi dhe Ornela Bregu, të cilët do të humbisnin të drejtën për të vazhduar garën shpëtuan të gjithë. Të enjten tjetër do të jenë në konkurrim në disiplina të ndryshme plot nëntë çifte. Por ndërsa finalja e madhe është shumë afër, pas tre javësh, formula e garimit, e eliminimit është bërë e parashikueshme. Sa do shkojnë në finale? Si do të bëhen eliminimete ardhshme? Ky fakt nuk kaloi pa u komentuar edhe nga prezantuesi Ermal Mamaqi, i cili në formën e batutës tha se: “Urojmë që javës tjetër të mos eleminohen gjashtë çifte përnjëherë. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë gjatë këtyre tre javëve të mbetura të DWS, por një gjë është e sigurt, se producentja po eksploron formula të reja, për të mos e mbajtur në rutinë këtë garë. Një tjetër risi e këtij edicioni të tretë ishin edhe kërcimet tradicionale shqiptare.Për herë të parë vipat kërcyen valle të trevave të ndryshme shqiptare, shoqëruar edhe më kostumet popullore përkatëse.Ka qenë Elvana Gjata e cila hapi siparin e kërcimeve popullore, me një kompozim të Tish Dajisë, në vallen mbarëshqiptare “Festë të madhe ka sot Shqipëria”. Një kërcim ky në të cilin Ansambli Shtetëror është përfaqësuar në çdo event jashtë kufinjve shqiptar.Elvana mori duartrokitje nga publiku dhe juria, madje profesor Alfred Kaçinari e përgëzoi duke i thënë se mund të fillonte që të nesërmen punë në këtë ansambël.Ndërkaq konkurrentët e tjerë kanë performuar valle të trevave të ndryshme. Vedat Ademi solli vallen kosovare, Zhaku vallen tiranase, Adelina Tahiri një valle të Librazhdit, Ornela Bregu ritmet e valles së Tropojës dhe Foto Strakosha performoi një valle jugore nga Dropulli. Përveçse kanë shijuar performancat dhe kostumet popullore në skenë, vipat duket se ndjerë komod me to edhe pas kuintave. Të gjitha vallet u shoqëruan nga orkestra e Ansamblit të shtetit.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën