TIRANE- Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje me Akademinë Bullgare të Shkencave në kryeqytetin Sofje. Për palën shqiptare marrëveshja është nënshkruar nga Kryetari i Akademisë së Shkencave së Shqipërisë, Akademik Muzafer Korkuti, dhe për Akademinë Bullgare nga Kryetari i saj, Akademik Stefan Vodenicharov.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë çmon si prioritet nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit shkencor dhe të shkëmbimit të informacionit me Akademitë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Një marrëveshje mes dy akademive ishte nënshkruar që në 1999, e cila kishte nevojë për rishikim dhe ripërmasim të rolit të shkencës në rajon dhe më gjerë. Marrëveshja e re e nënshkruar hap rrugën për një bashkëpunim më intensiv sidomos në kuadrin rajonal dhe atë europian.
Në paraqitjet publike, që të dy kryetarët e akademive theksuan se bashkëpunimi i shkencëtarëve të dy vendeve dhe më gjerë në rajon është veçanërisht një kontribut për zhvillimin e vendeve të rajonit dhe një ndihmë për një Ballkan në paqe dhe progres.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com