Dy aksidente me gomone, Report Tv vëzhgim në Jalë, Radhimë, Shëngjin, Velipojë, asnjë kontroll në plazhe! Pushuesit: Kemi frikë, lëvizin me shpejtësi

Agostin Sefa, i cili u përplas nga gomonia në bregdetin e Jalës të shtunën e 16 korrikut po lufton për jetën në spitalin e Traumës. Mjekët thanë për Report TV se 31-vjeçari ka kryer 3 ndërhyrja kirurgjikale, por ende nuk e ka kaluar rrezikun pasi ka dëmtime të shumta në bark dhe shpinë. Ky incident i rëndë u pasua nga një tjetër në zonën e Jonufras në Vlorë, ku motoskafi goditi një 7-vjeçar, i cili fatmirësisht nuk ka rrezik për jetën.

Pas këtyre ngjarjeve të rënda, Policia Kufitare dhe Roja bregdetare e Vlorë nuk kanë kryer asnjë kontroll ndaj motorëve të ujit që po rrezikojnë pushuesit.

Report Tv kreu një vëzhgim këtë të martë në Jalë, Dhërmi dhe Radhimë. Motorët e ujit shihen të lundrojnë dhe kryejnë manovra të rrezikshme fare pranë brigjeve.

"Kam parë motorë uji që ecin me shpejtësi sa të vjen frikë. Ata bëjnë ca u do qejfi se nuk ka kontrolle", tha një qytetare.

"Nuk ka siguri, shteti e ka fajin që lë këta horat, mafian që luajnë me skafe afër njerëzve. Duhet te qëndrojnë 2 milje larg bregut", u shpreh një tjetër qytetar në Vlorë.

E njëjta situatë është në plazhet në veri të vendit! Në Velipojë grupi i xhirimit të Report TV filmoi këtë "jetski" që kryen manovra në një distancë të afërt me pushuesit që po lahen në det...

Po kështu në Shëngjin, pushuesit shprehin shqetësim për mungesën e kontrolleve ndaj mjeteve motorike, si varka, gomone e motorë uji që nuk respektojnë kufizimet me bova detare.

"Jashtë vijave kufizuese kam parë të lëvizin. Policia me skaf nuk patrullon. Mendoj se duhet të ketë kontrolle se prezenca e policisë të jep siguri", thanë pushuesit në Shëngjin.

Në bazë të ligjit "127/2020" për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit, në pronësi të operatorëve turistike, duhet të ushtrohen kontrolle nga Policia Kufitare dhe Autoriteti Portual. Për ata që kryejnë manovra të rrezikshme dhe nuk lëvizin brenda kufizimeve detare, ligji parashikon gjobë në masën 50 000 lek deri në bllokim të mjetit lundrues.

*Vëzhgimi është realizuar nga gazetarët e Report Tv, Armand Xhelili, Elvis Hila, Ergys Kavaja

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 19/07/2022 16:54

    Edhe ne Dhermi po e njejta histori me motorret e detit…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim