Dy aksidente në pak minuta në Cërrik e Korçë, 6 të plagosur (VIDEO)

Dy aksidente rrugore janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Gazetarja e Report Tv, Tatiana Xhahysa bën me dije se nga aksidenti në Cërrik ka mbetur i plagosur rëndë një person rreth 50-vjeç. Ai ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një automjet. Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar në komisariat shoferin.

Ndërkohë, aksidenti tjetër është regjistruar në Korçë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në lagjen nr.9, nga ku kanë mbetur të plagosur 5 persona. Gazetarja Gladiola Hoxha sjell foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet që përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale tek dy makinat.

Nuk dihen ende shkaqet e dy aksidenteve dhe as identiteti i personave të përfshirë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia