Policia e Qarkut të Elbasanit ka finalizuar më sukses dy operacione, njërin të koduar “Shkumbini” të realizuar në qytetin e Elbasanit, ndërsa tjetri është realizuar në qytetin e Librazhdit i koduar “Miraka”.
Kështu në Elbasan është arrestuar 22-vjeçari O.Q. të cilit ju sekuestruan 83 copë kapsolla plasëse detonatore me fitila të gatshme për të kryer plasje. Sakaq policia po punon për arrestimin e dy të rinjve të tjerë që mund të kenë lidhje më këtë trafik të lëndëve plasëse.
Më herët janë arrestuar në Mirakë të Librazhdit, Shefqet Allkja 22 vjeç, Xhevit Hoxha 36 vjeç dhe Klajdi Hasani 19 vjeç, pasi iu gjetën dhe sekuestruan 93 kapsolla detonatore, 800 fishekë si dhe 1.8 kilogramë lëndë helmuese mërkur, e njohur ndryse si zhivë.
Dyshimet e policisë janë se të rinjtë do t’i shisnin materialet e sekuestruara dhe arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Të ndaluarit akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe eksplozivëve” dhe “Trafikim i lëndëve eksplozive e helmuese

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com