Dy alternativat për daljen nga
kriza institucionale e Kosovës 

Dy alternativat për daljen nga<br />kriza institucionale e Kosovës 
Tashmë kanë kaluar pothuajse dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve nacionale në vend, shteti mbetet ende pa formimin  e institucioneve udhëheqëse.
 
Edhe pas thirrjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, një gjë e tillë nuk u arrit në ditët që kaluan. Kryetari i Kuvendit nuk u arrit të propozohej përderisa pritet që seanca e radhës të mbahet të enjten e javës që vije.
 
E sipas analistit politik, Donik Sallova prolongimi i formimit të institucioneve po ndodhë për arsye të synimit të Grupit Parlamentar PAN për të zgjedhur Kadri Veselin si Kryetar të Kuvendit, sipas Indeksonline. 
 
“Formimi i institucioneve, përkatësisht zgjedhja e kryetarit te Kuvendit, është duke u prolonguar për shkak të synimit të Grupit Parlamentar PAN për të zgjedhur Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.
 
Pra është emri i tij ai që e ka bllokuar ketë proces, meqë grupet tjera parlamentare si LV dhe LAA kanë shprehur kundërshti për emrin e tij”, ka thënë Sallova.

Madje sipas analistit Sallova përballë politikës në vend janë dy alternativa: Caktimi i një tjetër kandidati të votueshëm për kryetar të Kuvendit nga PAN-i, ose shkuarja në zgjedhje të reja.
 
“Në ketë rast meqë PAN nuk i ka votat për ta zgjedhur vet kryetarin e Kuvendit, sepse për ketë i duhen vota edhe nga dy subjektet tjera shqiptare, përballe janë dy alternativa: caktimi i një tjetër kandidati të votueshëm për kryetar te kuvendit nga PAN-i; ose alternativa e dytë, shkuarja në zgjedhje të reja si pasojë e bllokimit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nga një emër i vetëm”,ka shtuar analisti.
 
Ndër të tjerash sipas Sallovës një rrugë e ndërmjetme logjike do duhej t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese e cila siç thekson ai duhet t’i japë rrugë-zgjidhje bllokimit në rast se PAN refuzon të propozojë kandidat tjetër më të votueshëm se Kadri Veseli.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën