TIRANE - Presidenti Bujar Nishani ka sfiduar sërish mazhorancën qeverisëse edhe pse kjo e fundit po i rrëzon kandidaturat e tij për Gjykatën e Lartë. Kreu i shtetit ka njoftuar sot se janë të hapura procedurat për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë.
“Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për dy kandidaturat e emëruara me dekretet nr. 8897 dhe nr. 8898, datë 16 Janar 2015, Presidenti i Republikës njofton vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë”, theksohet në njoftimin e presidencës.
Afati për të paraqitur kërkesat për kandidatët fillon ditën e hënë datë 20 prill 2015 dhe përfundon ditën e diel, datë 26 prill 2015.
Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë këto dokumente në Institucionin e Presidentit të Republikës:
1- Kërkesë me shkrim;
2- Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar);
3- Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj;
4- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com