Sulmet ruse në Ukrainën lindore kanë shkaktuar të paktën 33 viktima dhe 18 të plagosur në qytetin e Kramatorskut, pasi dy autobusë publikë u përfshinë nga flakët pas një goditjeje ruse. Autoritetet ukrainase e kanë cilësuar atë si sulmin e vetëm më vdekjeprurës të këtij viti.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmi ndaj dy autobusëve në Kramatorsk, një qytet strategjik pranë vijës së frontit në lindje të Ukrainës, “nuk do të mbetet pa përgjigje”.

“Ne nuk do ta lëmë këtë sulm pa përgjigje. Rusia po përpiqet të shkatërrojë çdo gjurmë jete në Donbas dhe bota duhet të përgjigjet me një reagim të fortë”, tha Zelensky.

Në një deklaratë pas sulmit, Zelensky shprehu gjithashtu se ekipet mjekësore po luftonin për të shpëtuar jetën e të plagosurve. Ai shprehu ngushëllim për të dashurit e disa familjeve që kishin humbur jetë dhe sipas tij disa prej viktimave ende nuk janë identifikuar për shkak të rëndesës së plagëve, raportojnë mediat e huaja.

“Mjekët tani po luftojnë për të shpëtuar jetën e njerëzve të plagosur në sulmin rus në Kramatorsk. Deri tani janë konfirmuar 30 viktima dhe, për fat të keq, ky numër mund të rritet. Shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha familjet dhe të dashurit e viktimave. 18 persona të tjerë u plagosën në sulm. Gjithashtu u dëmtuan banesa dhe automjete”, shtoi Zelensky. 

Ai përsëriti se Ukraina do t’i përgjigjet sulmit dhe kërkoi reagim nga komuniteti ndërkombëtar.

“Ky sulm nuk do të mbetet pa përgjigje. Rusia po përpiqet të shkatërrojë çdo gjurmë jete në Donbas dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë. Një përgjigje e fortë – pikërisht ajo që Rusia meriton për të gjitha vdekjet që ka shkaktuar”, përfundoi presidenti ukrainas.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky: Negociatorët ukrainas dhe amerikanë të premten dhe të shtunën takim në SHBA! Rusia sulmon dy autobusë, 33 viktima dhe 18 të plagosur