Ndonëse nuk janë të bukur, e aq më pak të shpëjtë, të dy breshkat kanë fituar menjëherë zemrat e admiruesve të kafshëve në kopshtin Zoologjik të Bronx-it në New York. Breshkat Aldabra janë quajtur kështu për shkak të vendit ku janë zbuluar, në Aldabra në Republikën e Sishell.
Sipas organizatës botërore për mbrojtjen e specieve në rrezik zhdukje janë vetëm 100,000 specie të gjalla të dy llojeve të breshkave gjigande, dhe ato janë konsideruar vetëm të cënueshme por ende jo në rrezik zhdukje, pavarsisht rënies së numrit të tyre.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
