Dy vëllezër dhunojnë keq vjehrrin e motrës së tyre dhe shkojnë të marrin armën, policia parandalon vrasjen

Arma dhe municioni i sekuestruar

LEZHË-2 vëllezër në Lezhë kanë ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre dhe më pas tentuan të merrnin armën e zjarrit në banesën e babait të tyre, por policia ka parandaluar një vrasje të mundshme. Sipas njoftimit të policisë së Lezhës Elton dhe Ardit Keçani janë vënë në pranga pasi kanë dhunuar 53-vjeçarin.

Në pranga ka rënë edhe dhe babai i tyre Lazër, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

"Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. K. (babai i dy vëllezërve), ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik me fishek në fole dhe 90 fishekë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. K., 57 vjeç, E. K., 29 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe 'Dhuna në familje'", thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Varianti afrikan mbërrin në Europë, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid edhe në vendin tonë?



×

Lajmi i fundit

John

Shqiptarë që presin me vite për shtetësi të Kosovës ose Shqipërisë