Dy ditë kërcënime, Basha tërheq 
deklaratat: S'janë thirrje për luftë

Dy ditë kërcënime, Basha tërheq <br />deklaratat: S'janë thirrje për luftë
TIRANË- Vijon dita e tetë e protestës së opozitës te çadra e ngritur pranë Kryeministrisë. 

Pas dy dite kërcënimesh të njëpasnjëshme, kryetari demokrat, Lulzim Basha është tërhequr pasditen e kësaj të shtune nga deklararatat për dhunë

Ndryshe nga sa shprehu gjatë paradites kur iu drejtua protestuesve me tone të larta për të realizuar me çdo kusht atë që ai e quan luftë dhe duke përdorur fraza të tipit “kjo nuk është lojë, është një luftë nga e cila do të kthehemi vetëm me fitore".

"Mos u shtrini për tokë, mos ktheni faqen tjetër, bashkohuni dhe goditini me grusht padrejtësitë”
, pasdite Basha sqaroi përpara protestuesve se nuk ka bërë thirrje për luftë.  

"Nuk është thirrje për luftë, a e dini pse? Nuk është ai formati i thirrjes për luftë. Ka tjetër format dhe tjetër formulë, thirrja për luftë.

Po bëra thirrje për luftë z.Edi Rama, treçereku i policisë së shtetit do të vijë të të arrestojë ty",
u shpreh Basha këtë pasdite, ndërsa theksoi se protestat e demokratëve do vijojnë të jenë paqësore. 

Zbutja e kryetarit të PD, vjen pas padisë së Policisë në Prokurori për thirrjet e Bashës për dhunë. 

Një ditë më parë, kryetari i PD përdori një retorikë kërcënuese, duke kërkuar nga protestuesit që të përdorin format e dhunës si grushte, shpim gomazh, thyerje dritaresh, tërheqje zvarrë, ndaj çdo padrejtësie që iu bëhet, duke mos njohur kështu institucionet ligjore.

Këto deklarata qartazi me sens kërcënues ndaj rendit dhe sigurisë publike, e vendosin kryetarin demokrat në kushtet e veprës penale, për të cilën ai rrezikon gjobë ose dënim deri në 3 vite burg. 

Në këto kushte, Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori sot, kryetarin e PD për thirrje publike për veprime të dhunshme. 

Në komunikatën për shtyp të policisë thuhet se "në datë 24 shkurt 2017, rreth orës 12:00, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në çadrën e ngritur, z.Basha, në fjalën e transmetuar drejtpërdrejt në media, ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore". 

Basha: S'kthehemi në Parlament pa qeveri teknike
Basha theksoi edhe një herë se opozita nuk do të kthehet në parlament pa u larguar qeveria e Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike e cila do të organizojë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

“Kurrë më nuk do të lejojmë pazare të ndyra politike të partive në kurriz të shqiptarëve. Kjo ka ndodhur shpesh gjatë këtyre viteve. Jam këtu për t’iu premtuar se kjo nuk do të ndodhë më se interesat e kësaj lëvizje popullore janë mbi interesat e çdo partie përfshirë PD dhe Lulëzim Bashën. Le t’iu kujtojmë këtë mëngjes të tetë të protestës sonë se ne nuk tërhiqemi. Rama largohu hapu rrugë zgjedhjeve të lira. Ne nuk kthehemi në parlamentin e krimin. Ne jemi këtu dhe ky është parlamenti i vërtetë nga i cili po lind Republika e re. Nuk ka për të patur zgjedhje fasadë në këtë vend. Zgjedhje me këtë qeveri nuk ka për të pasur.
 
Kjo nuk është lojë është një luftë nga e cila do të kthehemi vetëm në fitore. Ju kam thënë që jam gati të luftojmë deri në fund dhe u kam pyetur a jeni gati të luftojmë. Kjo është  një luftë me një grup pushtetarësh të korruptuar. Një grusht derrash oligarkë që u zhvasin ditë për ditë. Radhët tona po shtohen dita-ditës, orë pas ore, minutë pas minute, kjo është një ushtri e paqes e qëndresës dhe durimit deri në fitoren e kauzës. Durimi të mos merret për dobësi. Mos u shtrini për tokë, mos ktheni faqen tjetër, bashkohuni dhe goditini me grusht padrejtësitë”
, tha Basha. 

Jo protesta në rrethe, vetëm te çadra në Bulevard
Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, Partia Demokratike nuk do organizojë protesta në rrethe. 

Mesditën e kësaj të shtune, kryetari i PD mblodhi në një takim në selinë blu, kryetarët e degëve lokale të PD dhe kryesinë e kësaj force politike.

Gjatë kwtij takimi u vendos vijimi i rezistencës te çadra përballë Kryeministrisë dhe jo organizimi i protestave në rrethe.

"Çdo degë do organizohet në protesta pranë çadrës së PD", mësohet të jetë shprehur Basha. 

Protesta e Partisë Demokratike ka hyrë në ditën e tetë.

Demokratët kërkojnë krijimin e një qeverie teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor. 

Fjala e plotë e Bashës sot në protestë

Thirrjet për dhunë të dënueshme me ligj, Basha rrezikon 3 vite burg
Por deklaratat për dhunë të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ndalohen me ligj nga Kodi Penal e Kushtetuta e Shqipërisë.  
 
Në seancën parlamentare të 21 prillit 2016 ish-kryeministri SaIi Berisha bëri thirrje për armatosjen e popullit, sipas tij për t’u mbrojtur nga mafia e lidhur me shtetin
 
Neni 223 i Kodit Penal sqaron se thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim në tre vite.

Ndërkohë deklaratat e dhunshme ndalon dhe Kushtetuta e Shqipërisë. 

Në pikën 2 të nenit 9 të Kushtetutës theksohet se thirrjet për dhunë ndalohen sipas ligjit.


  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’