Dy ditë pa fushatë! Rama tregon ARSYEN dhe i jep një tjetër mesazh politik opozitës

Dy ditë pa fushatë! Rama tregon ARSYEN dhe i jep një tjetër mesazh politik opozitës

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë dhe të martën nuk do të jetë i pranishëm në takime elektorale në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i qeverisë sqaron përmes një postimi në rrjetet sociale se do të jetë sot dhe nesër në Londër në Forumin e prestigjozes Financial Times - Investimet në Ballkanin Perëndimor.

Rama thotë se do t'i rikthehet fushatës pasnesër, të mërkurën dhe jep një mesazh për opozitën joparlamentare që vijon me tentativat e saj për të bllokuar procesin zgjedhor siç është nisma e bashkive të drejtuara nga PD dhe LSI që kërkojnë lirimin e ambienteve që do të përdoren si KZAZ më 30 qershor.

"Shkëputje e pashmangshme nga fushata për të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times - Investimet në Ballkanin Perëndimor. Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman", tha Rama.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari dixhital: 17/06/2019 15:46

    Une qytetari dixhital ju uroj suksese Z.Rama,forca perpara keni shumicen e popullit me vete qe padyshim do votojne me 30 Qershor per ta cuar perpara kete vend,e per te shkallmuar perfundimisht te keqen e ketij vendi Sali Berisha e Ilir M.ti.

    Përgjigju
    • Aldo: 17/06/2019 18:28

      Zoti Rama ne se ke byth mbaje shtetin popullin e kemevete ece perpara dhe thyua koken te gjithe atyre buajve qe ne fakt jan minj te rraskapitur

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja