'Grushti' amerikan Berishës, Escobar në Tiranë: Ftojmë Bashën për vizitë në SHBA! Rama: Takim miqësor, diskutuam për shumë gjëra! Meta lihet jashtë

I dërguari special i SHBA për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar, ka vizituar sot Tiranën ku ka takuar kreun e PD, Lulzim Basha, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe në fund kryeministrin Edi Rama, ndërsa nuk pati në agjendë një takim të planifikuar me Presidentin Ilir Meta. Kjo vizitë e Escobar në Tiranë është një tjetër 'grusht' i madh amerikan në fytyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për përpjekjet e tij për të rimarrë PD-në.

I dërguari special i SHBA e ka shprehur qartë mbështetjen ndaj kryetarit demokrat Lulzim Basha. Ai tha sot për mediat se e ka ftuar Lulzim Bashën në Uashington për një vizitë zyrtare. Kjo ftesë vjen edhe pas deklaratave të ndryshme se Basha nuk e kalon dot oqeanin dhe se mund të mos e marrë vizën.

Report Tv ka mësuar se zyrtari i lartë amerikan ka paralajmëruar emra të tjerë që do të shpallen 'Non grata'. Gjatë takimit me Bashën ai ka thënë se do të ketë edhe masa të tjera shtesë ndaj personave të 'listës së zezë' të SHBA-ve, sanksione ekonomike dhe financiare, të ngjashme me ato që u shpallën dje një ditë më parë në Kosovë.

I dërguari i SHBA-së gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, zhvilloi gjithashtu takim me ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Escobar zhvilloi takimin e fundit me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare tha se me Escobar ka biseduar në lidhje me rolin e Shqipërisë në Rajon, dialogun e domosdoshëm Kosovë-Serbi dhe nismën ‘Ballkani i Hapur’.

Vizita e Escobar në Tiranë, vjen vetëm dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, i cili është i shpallur ‘non  grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Vetëm dy ditë më parë, ambasada e SHBA-së, tha se vizita e tij është për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Duket si një mesazh i drejtëpërdrejtë ndaj Berishës nga ambasada e SHBA në këtë javë vendimtare të luftës së tij, jo vetëm kundër Lulzim Bashës, por edhe vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto ditë janë shumë të rëndësishme për Partinë Demokratike. Kujtojmë se zgjedhja e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike do të bëntë forcën më të madhe opozitare në vend 'non grata' në SHBA, sipas një deklarate të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. 

Më 19 maj të këtij viti DASH shpalli 'non grata' Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA  Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. Por beteja e Berishës tashmë nuk është vetëm kundër SHBA, por edhe kundë Lulzim Bashës i cili pranoi kërkesën e amerikanëve duke e përjashtuar liderin historik të PD nga partia, deri në zbardhjen e të vërtetës në rrugë ligjore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
Nga 'Ballkani i Hapur' tek dialogu Kosovë-Serbi, Rama nxjerr fotot dhe tregon çfarë diskutoi me Escobar

1639078011_2650734654476246600665347360732178360482757n.jpg

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale foto nga takimi me të dërguarin special të SHBA për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar. Kreu i qeverisë shprehet se kanë diskutuar mbi partneritetin e SHBA-së me Shqipërinë. Ndër të tjera Rama shkruan se folën për dialogun e domosdoshëm të Kosovës me Serbinë dhe Ballkanin e Hapur, nismë për të cilën tha se mbështetet edhe nga administrata Biden.

"Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht"-shkruan Rama në rrjete sociale.

Ora 18:19
Ambasada Amerikane bën rezymenë e takimeve të Gabriel Escobar në Tiranë, tregon detaje nga takimet me Ramën dhe Bashën

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, ka përfunduar vizitën e tij në Shqipëri. Në një postim në mediat sociale, Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë detajet për bisedat që Escobar ka zhvilluar mes Bashën, Xhaçkën dhe Ramën.

"Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar vizitoi më 9 dhjetor Shqipërinë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, Ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë. Gjatë takimeve të tij, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e saj të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë të SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai vuri në dukje fokusin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Escobar mirëpriti forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes si aleatë të NATO-s dhe krijimin e më shumë mundësive për tregti dhe investime. Escobar mirëpriti gjithashtu punën e përbashkët midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për integrimin rajonal dhe global – veçanërisht kur të dyja vendet do të shërbejmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në 2022", shkruhet në njoftim. 

 

Ora 18:03
Escobar mbërrin në kryeministri, 1 orë takim me Ramën

1639048812_ESCOBAR1.jpeg

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar, ka mbërritur në kryeministri ku është takuar me kreun e qeverisë Edi Rama. Takimi ka zgjatur prej gati 1 orësh.

Ora 15:56
Kush do ta ketë radhën?! Escobar ka paralajmëruar sanksione për personat ‘non grata’: Do të ketë edhe të tjerë

1639050920_escobar2.jpg

Zyrtari i lartë amerikan, i dërguar special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka paralajmëruar emra të tjerë që do të shpallen 'Non grata'.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjatë takimit me Bashën ai ka thënë se do të ketë edhe masa të tjera shtesë ndaj personave të 'listës së zezë' të SHBA-ve, sanksione ekonomike dhe financiare, të ngjashme me ato që u shpallën dje një ditë më parë në Kosovë.

Ora 15:45
Ministrja e Jashtme takon të dërguarin e SHBA-së Gabriel Escobar: Shqipëria e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar ka vijuar takimet e tij të parashikuara në axhendë me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

"Takim i shkëlqyer me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët e SHBA-së për agjendën e rajonit", shkruan Xhaçka. 

Ora 13:06
A solli Escobar prova kundër Berishës? Basha: Do t’i dëgjoni nga vetë ai qëndrimet e DASH! Po planifikoj vizitën për në Uashington

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pranuar ftesën e Gabriel Escobar për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Uashnington. Pas takimit me të dërguarin e SHBA për Ballkanin, Basha konfirmoi se po planifikon vizitën.

Ai shtoi po ashtu se me Escobar bisedimet u përqendruan te lufta kundër korrupsionit, duke theksuar se PD mbetet e vendosur të vijojë betejën në këtë drejtim. Sipas Bashës, korrupsioni është kyçi për zgjidhjen e problemeve që ka sot Shqipëria.

"Ishte kënaqësi e veçantë të mirëpres sot përfaqësuesin e lartë të SHBA. Lufta kundër korrupsionit është përcaktuar si interes kombëtar i SHBA është dhe më shumë interes kombëtar i Shqipërisë, ajo për të cilën PD ka luftuar dhe është përpjekur më shumë se çdo gjë tjetër këto 8 vite. Te ligji për SPAK dhe BKH, iniciativa për vetingun e politikanëve, dëshmojnë se PD ka qenë dhe mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit që është kyçi për zgjidhjen e problemeve që ka Shqipëria sot. Betejat e PD kanë qenë këto dhe është kënaqësi e jashtëzakonshme të shohim një rikthim në SHBA në Ballkan dhe Shqipëri të një beteje që e kemi luftuar prej vitesh. Diskutuam për të gjitha çështjet e aktualitetit në vend edhe në Rajon. Bëra të qartë qëndrimin e PD për pacenueshmërinë integritetit territorial të Kosovës. Në këtë qëndrim që paraqita kam marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë të Escobar, Diskutuam edhe për ecjen përpara të drejtësisë, ku kyç është dënimi i politikanëve të korruptuar. Ftesën për në Uashington e mirëpres dhe padiskutim po planifikoj një vizitë për në Uashington ", tha Basha.

I pyetur nëse me Escobar u bisedua edhe për shpalljen 'non grata' të Berishës dhe nëse ishin paraqitur prova, Basha tha se sanksionet për personat e shpallur 'non grata' ishin pjesë e diskutimeve, por shtoi se detaje do të jepen nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit.

"Çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve 'non grata' ishin pjesë e diskutimeve ndërsa për vendimet e Departamentit të Shtetit do të dëgjoni nga vet Escobar", u shpreh Basha.

Ora 12:57
'Grushti' i madh amerikan në fytyrën e Berishës, Escobar në Tiranë: Ftojmë Bashën për vizitë në Uashington

 

SHBA fton Lulzim Bashën në Uashington, teksa Berishën e ka shpallur 'non grata'. Lajmin e i derguarai special i SHBA-ve në Ballkan, Gabrial Escobar. 

"Jam shumë i kënaqur që jam në Tiranë. Isha i lumtur që takova opozita, dhe ata shprehën angazhimin e tyre ndaj NATO-s dhe integrimit europian, dhe luftën kundër korrupsion.

Përfshirë edhe përpjekjet tona në luftën kundër korrupsionit, përfshi edhe sanksionet. Kjo do të kërkojë edhe një përkushtim të plotë nga institucionet shqiptare. Mezi pres që ta vazhdoj bashkëpunimin me lidershipin e PD dhe ftoj Bashën që sa më shpejt të vijë në Uashington", tha Escobar.

 

J.SH./M.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Janullatosi shqipfoles: 10/12/2021 02:48

    Si njeri i perendise une kam mesuar se SHBA-ne e ka mallkuar Zoti. Iluminati e udheheq ate shtet te djallit. Une nuk them se Saliu eshte i mire, por midis Saliut dhe SHBA-se ju turkoshqiptaret duhet te zgjidhni Saliun! (Ptuuu, rrace e poshter qe na moret gjysmen e Epirit!)

    Përgjigju
  • Iris: 10/12/2021 01:12

    Nje kujtese per Bashen:Amerika sic te ngre,po aq lehte te rrezon,mjafton te pyesesh Salen per kete,vetem mos i jep shkak e arsye.Nuk kane per te patur kurre ndaj teje ,te njejten besnikeri qe pate tij ndaj Berishes,qe edhe kur e nxorre nga grupi i kuvendit,e bere me gjysem zemre pasi te detyruan.Dhe po iu ktheve prape marrezive,njelloj kane per te te djegur.

    Përgjigju
    • Aristoteli: 10/12/2021 02:05

      Ke SHUME te drejte! Luli nuk duhet ta pranonte kushtin e SHBA-ve per t’u distancuar nga Berisha sepse SHBA-te mund te rrezojn edhe Lulin ne te ardhmen. Me mire te izolohej e gjithe Partia Demokratike me Berishe dhe me Bashe sot, se sa te shpetonte nje pjese e PD-se nga izolimi diplomatik, sepse edhe kjo pjese qe shpeton sot ndoshta izolohet ne te ardhmen. Logjik e shkelqyer! Pse te mos kryhesh vetevrasje qe sot perderisa eshte e imagjinueshme se mund te te vrasin ne te ardhmen?! Ti Iris qenke me e mprehte se Brisku!!!

  • Brisku: 09/12/2021 22:50

    Me pak fjale USA luan lojen e saj që Shqiptarët të mos i pjerdhi njeri jo në Europë po as në shtepi të vet , pra plani duket të gjithë nongranta që “ligjin” në shqipri të bejne bota ! Ore Plis dhe qeleshe do mbajme?! Nuk jam dakort që politiken duhet ta pastroje një shtet i huaj , politika duhet pastruar nga populli! Vetëm BE e shpëton Albanian , por mesa duket BE shume shpejt do jetë vetëm një organizate ku të gjithë kontrollohen dhe manipulohen por jam i mendimit që dicka po luhet me ballkanin uroj që ta shohim në BE dhe në paqe jo në trazira ! Nese demokratet duan akoma doktorin apo socialistet duan akoma Ramen apo nese akoma nuk ka një ligj që një kryetar që humb 1 herë zgjedhjet lokale (ose 2 zgjedhje ) pra nese humb 2 herë në kater vite i bie që një kryetar që humb 2 zgjedhje në 4 vite nuk duhet të qendrore as krytar partie ! Gjithsesi brezi i ri i shqiprise duhet te zgjohet kunder jetës që po na pret si Kukulla globale pa te drejta me prindi 1 dhe 2 dhe me karrlliqet e tilla që askush nuk ka Pse I don , jemi pro të ardhmes !

    Përgjigju
    • Debili: 10/12/2021 01:16

      O zot o zot sa i zgjuar qe qenke ti... Po ti je per gazetar o shoku! Une mendoja se midis SHBA-ve dhe BE-se, aleanca e ngushte duhet dhe mund te jete vetem me SHBA-ne. Ishte SHBA ajo qe bombardoi Jugosllavine per te ndihmuar kombin shqiptar. Ndersa BE funksionon me mekanizem ku duhet vota e gjithe antareve, dhe nje prej antareve eshte Greqia qe ende mban ligjin e luftes kunder nesh ne fuqi. Por keto gjera, si clirimi i Kosoves nga njera dhe armiku me fuqine e vetos te tjera jane gjera te vogla, te paperfillshme. Shyqyr qe kemi ty qe na tregon rrugen e duhur! Poshte SHBA-te e kapura nga Sorrosi! Rrofte BE-ja me vllezerit tane grek dhe sllave... Faleminderit re malaga shqipfoles ;)

  • Burgaxhiu: 09/12/2021 21:33

    SPAKU sonte gjate nstes ta arrestoje kriminelin ideatorin e firmave piramidale ahkaktarin e gjakderdhjes famekeqe te vitit te zi 1997 vrasesin e 26 te pafajshmeve dhe plagosjen e mbi 350 te tjereve ne Gerdec ekzekutorin e Azem Hajdarit dhe Sokol Olldashit( habitem qe djali i tij Glauku i shkon pas bashke me djalin e vogel te Azem Hajdarit) ekzekutorin e 4 te pafajshmeve ne 21 Janar 2011 se po u la i lire ai me forca te tjera ne 11 dhjetor do te tentoje te beje ashtu sic veproi ne 12 shtator te vitit te larget 1998 dhe ky eshte Sali Berisha

    Përgjigju
    • Kaleci: 10/12/2021 10:23

      Ne enderr te doli?

  • Saliu: 09/12/2021 20:30

    ME FORT ME PROPAGANDEN E KOMENTEVE! Komentuesi qe arrin te manipuloj me bukur do i jap nje statuj me dy gishta qe te ferkohet me gishtat e mi per disa muaj, dhe ti ndizet shpirti si zjarr si une kur takoja te plotefuqishmin Enver Hoxha!

    Përgjigju
  • Dori: 09/12/2021 19:41

    Ja paska dhane Lulushi valixhen Escobarit, dhe ne kembim ka marre vizen per ne USA. Dmth e ka blere Vizen Amerikane, Rama iken pa vize ne Usa se merr afganet ne kembim. I bie qe vetem Doktor Berisha qenka burre shteti as nuk e blen njeri dhe as nuk blen njeri. Me pak fjale ne jemi si Kolumbia, Meksika, Nicaragua, dhe Guatemala.

    Përgjigju
  • Ola: 09/12/2021 18:10

    Nje gje ta keni parasysh gjith shqiptaret.Vetem arrestimi dhe ekstradimi e ndalon kriminel Berishen.Nuk ka zyrtar as politikan as deklarate qe e ndalon ste monster.Vetem destabilizimi,shkaterrimi e pret vendin nese nuk shfatoset Berisha.Kot lodheni me vizita e deklarata boshe

    Përgjigju
    • Jari: 09/12/2021 21:22

      O debile po ku ta ekstradojne se ai ska bo asnji krim ne SHBA dhe per me shume kush ta arrestoje dhe per ca?? Se duhen ca prova, dhe meqe i paska amerika le ti sjelli edhe ta kalbin nburg. Ik lexo zgjero horizontin kokrra shushkes

    • Nora: 09/12/2021 20:07

      Mire arrestimi po ekstradimi per ku?

  • Nori: 09/12/2021 17:44

    Vetem se keta harrojne qe Sale doktori qe Luli i 92shit. E ftuan, e orientuan te prishte zgjedhjet e 91, e mbeshteten ne marrjen e pushtetit ne 92. I futen kapsollen ne 96, e puthen ne balle ne 2005, dhe po lodhen ti fusin brrylin pas shtrydhjes. Ne 2017 Luli i radhes e kishte emrin Edvin zhgarravina. Tani po bejne te njejten me Bashen se duan tja fusin Rames apo sdine ca po bejne si ne Siri apo Afganistan???

    Përgjigju
  • Fadili: 09/12/2021 17:22

    Urgjentisht kerkohet doktor te shpetoje “doktorin”

    Përgjigju
  • ermir: 09/12/2021 17:04

    Pablo, tu boft vllai! mos harro te ftosh ne usa dhe gaz bardhin, se ne fund te ketij muhabeti, kur luli te shkoje kokulur te doktorri do thote qe Bardhoshi e mori ne qaf. pastaj gjith reflektoret dhe gishtat tregues do drejtohen tek gazmendi, armiku i konservatorizmit dhe i familjes, miku privat i aleks sorrosit. do i duhet patjeter nje strehe aty tek ju, se jo per gjo ... ai baben e ka nga kavaja, nonen nga elbasani, ne pd eshte i ardhun ndaj e meriton te ardhmen tek ju i dashur Escobar

    Përgjigju
  • Shpata: 09/12/2021 14:44

    Nuk e shpeton dot as perendia Lul Bashen! Nuk e do populli! Nuk e do partia e tij! E duan nje kaposh njerezish te cilet me te po fitojne pare!! E do Enriketa Papa, Grida, etj. qe jane paguar nga Soros!!

    Përgjigju
    • i pandehuri Berisha: 09/12/2021 17:09

      O "Shpata" ke te drejte! Nje grusht njerezish jane!!!! nje Amerike e vockel eshte kush e ka ne llogari para Kamzes. per nje gje ke te drejte, jane njerez dhe jo shpellare te pagdhendur....

  • John Doe: 09/12/2021 14:33

    E kam thënë unë! SHBA-të janë shumë dashamirës. Më vjen shumë mirë që Kimetja dhe Escobari e kanë ftuar Lulushin në SHBA me vizë pune, sepse pas 11 Dhjetorit do jetë pa punë.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 09/12/2021 14:28

    Sali Berisha po pervelohet nga inati bashke me Ed thuthuqin.Ike plaku mere ikeeeee

    Përgjigju
  • Ervi: 09/12/2021 14:05

    Na kane cmen me ket punen e "non grata" te Berishes, por dicka nuk e kuptoj dhe sbesoj se do kete njeri ti japi shpjegim: ky amerikoni fton Bashen ne Washington dhe thote mezi presim te bashkpunojme!!! Per cfare do bashkpunojne?? Basha ka parti dhe ne konventat nderkombetare shprehet qarte se nje shtet mund te bashkpunoje me nje force politike jashte territorit te tij vetem kur shteti ku partia opozitare ndodhet, eshte ne lufte civile ose ka prova per krime ndaj popullsise ashtu sic ndodhi me pranveren arabe. Pra per ca do bashkpunoje SHBA me Bashen?? Apo larje dhe lyrje muhb amerikonesh.

    Përgjigju
  • ari: 09/12/2021 13:35

    ahhahahahahahhahhahahahah per ca mund ti duhet Washingtonit nje gjumash si Luli. Ai e ka humb partine dhe avionin me kohe. Gjum letargjik, humbje sistematike. Sa per ceshtjen ne fjale besoj qe opoziten e percaktojne popujt, rrethanat, ndryshe nga qeverite ku mund te kene gisht ne percaktimin e tyre dhe ambasadat. Ne rastin e Shqiperise, duam asduam, na pelqen ose jo, opoziten po e ben foltorja. ✌

    Përgjigju
  • Tuku: 09/12/2021 13:19

    Shume e turpsheme per zotin. Kaq shume po sforcohet Washingtoni me Berishen se po harxhon kohe dhe asete kot. Me skandaloze fare eshte kur thone do ftojne xy per vizite ne Washington. Ne menyre qe njerzia te thone uaaaaa e shikoni qenka i Amerikes ky. Jemi ne 2021 duke ardhur 2022 dhe jo 1992 kur te tilla karamele kishin ndikim. Nuk e prisja qe diplomacia amerikane ne punet e ballkanit te ishte kaq e dobet.

    Përgjigju
  • Une: 09/12/2021 13:11

    Ai nuk permendi ftese dhe qellimisht e manipuloni fjalen e tij. Te shohim nese Basha do shkoj ne Washington. Jo se duan Saliun por edhe keto idiotsira qe beni eshte turp. Jo grushti, jo ftesa.. ajo pune ka marre fund Bashes nuk ja ka fajin kush qe nuk behet dot lider. Njeri qe nuk di te bej asgje.

    Përgjigju
  • b eni: 09/12/2021 13:03

    hahaha i paska sjelle bilente bashes sic duket

    Përgjigju
  • Erdha unaaaa: 09/12/2021 12:42

    Ska gbriel as kimete qe te shpeton o gazi kabajes dhe o basha bosh. Duro deri me 11

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kush i fiton zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit?



×

Lajmi i fundit

John

SHBA krah Kosovës në ‘luftën’ me pandeminë, i vjen në ndihmë me 3 milionë dollarë