Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pranuar ftesën e Gabriel Escobar për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Uashnington. Pas takimit me të dërguarin e SHBA për Ballkanin, Basha konfirmoi se po planifikon vizitën.
Ai shtoi po ashtu se me Escobar bisedimet u përqendruan te lufta kundër korrupsionit, duke theksuar se PD mbetet e vendosur të vijojë betejën në këtë drejtim. Sipas Bashës, korrupsioni është kyçi për zgjidhjen e problemeve që ka sot Shqipëria.
"Ishte kënaqësi e veçantë të mirëpres sot përfaqësuesin e lartë të SHBA. Lufta kundër korrupsionit është përcaktuar si interes kombëtar i SHBA është dhe më shumë interes kombëtar i Shqipërisë, ajo për të cilën PD ka luftuar dhe është përpjekur më shumë se çdo gjë tjetër këto 8 vite. Te ligji për SPAK dhe BKH, iniciativa për vetingun e politikanëve, dëshmojnë se PD ka qenë dhe mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit që është kyçi për zgjidhjen e problemeve që ka Shqipëria sot. Betejat e PD kanë qenë këto dhe është kënaqësi e jashtëzakonshme të shohim një rikthim në SHBA në Ballkan dhe Shqipëri të një beteje që e kemi luftuar prej vitesh. Diskutuam për të gjitha çështjet e aktualitetit në vend edhe në Rajon. Bëra të qartë qëndrimin e PD për pacenueshmërinë integritetit territorial të Kosovës. Në këtë qëndrim që paraqita kam marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë të Escobar, Diskutuam edhe për ecjen përpara të drejtësisë, ku kyç është dënimi i politikanëve të korruptuar. Ftesën për në Uashington e mirëpres dhe padiskutim po planifikoj një vizitë për në Uashington ", tha Basha.
I pyetur nëse me Escobar u bisedua edhe për shpalljen 'non grata' të Berishës dhe nëse ishin paraqitur prova, Basha tha se sanksionet për personat e shpallur 'non grata' ishin pjesë e diskutimeve, por shtoi se detaje do të jepen nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit.
"Çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve 'non grata' ishin pjesë e diskutimeve ndërsa për vendimet e Departamentit të Shtetit do të dëgjoni nga vet Escobar", u shpreh Basha.
Lajmi kryesor:
'Grushti' amerikan Berishës, Escobar në Tiranë: Ftojmë Bashën për vizitë në SHBA! Rama: Takim miqësor, diskutuam për shumë gjëra! Meta lihet jashtë
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Studio Live’/ Prerja e fondeve nga SHBA? Beqiri: SPAK do fuqizohet më shumë me Trump! Merkoçi: Fondet janë prerë, Sorosi ka hyrë thellë në drejtësi
28 Janar, 19:01
-
Beqiri: Për '21 Janarin' ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin, çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen! Merkoçi: Të hetohen të gjithë
28 Janar, 18:44
-
Trump për DeepSeek: Alarm për industrinë tonë, duhet të fokusohemi fort për të konkurruar dhe fituar
28 Janar, 17:17
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Deklaratat e Trump për Groenlandën/ Kancelari Olaf Scholz i kundërvihet presidentit të SHBA: Kufijtë s’ndryshohen me forcë
28 Janar, 16:48
-
Google Maps do të riemërtojë Gjirin e Meksikës në Gjiri i Amerikës për përdoruesit në SHBA
28 Janar, 15:43
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25