Dy ditë para protestës së 8 korrikut Basha nuk humb kohë dhe viziton dy qytete për të afruar militantët e PD të hënën në shesh. Mbasditen lideri demokrat ka vizituar qytetin e Kavajës. Në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhit dhe kryebashkiakut të këtij qytetit Isa Sakja ai ka organizuar një takim me krerët e degëve të PD. Në një takim informal Basha është shprehur se beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk njeh kthim deri në fitoren e saj. Ndërsa në njoftimin zyrtar që sjell PD, Basha nuk përmend për asnjë çast Ramën.
Në darkë Basha ka udhëtuar drejt Elbasanit, aty ku është pritur nga ish- deputetët Endri Hasa, Aurel Bylykbashi si dhe kreu i PD në Elbasan, Eugen Isai. Edhe në këtë qytet, pavarësisht takimit modest me disa militantë të PD Basha është shfaqur i qeshur. Të hënën opozita e bashkuar organizon protestën e 10-të kombëtare, të parën pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
Pas mbasdites që kaloi në Kavajë, darka e ka zënë Bashën në Elbasan në një takim me strukturat e PD. Kësaj rradhe lideri demokrat është pritur nga ish- deputetët Endri Hasa dhe Aurel Bylykbashi si dhe kreu i PD në Elbasan, Eugen Isaj.
Edhe në këtë qytet Lulzim Basha është shfaqur i entuziazmuar ndërsa bisedon me simpatizantët e PD në një bar me ujë, kafe apo pije freskuese.
Kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar qytetin e Kavajë në të cilin ka takur simpatizantë të PD. Në një takim informal me drejtuesit e degës në Kavajë tha se beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka kthim derisa ajo të fitohet. Më pas kryedemokrati i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe kryetari në detyrë i Bashkisë së Kavajës Isa Sakja.
Nën rrezet e diellit të mbassdites Basha shfaqet i qeshur dhe i lumtur me simpatizantët e tij në Kavajë, duke ditur se dy më vonë zhvillon protestën e 10-të kombëtare të opozitës.
Ne Kavaje ka shku me shqit shalet e ngjitme
PërgjigjuE vetmja rruge o Permbysjen e diktatorit eshte protesta
Përgjigju