Dy ditë pas nisjes, Meta: Atletët e Ultramaratona 1 mbërritën në Dibër, përcollën në dy anët e kufirit mesazhin e krenarisë

Dy ditë pas nisjes, Meta: Atletët e Ultramaratona 1 mbërritën në Dibër, përcollën në dy anët e kufirit mesazhin e krenarisë

Dy ditë pas nisjes atletët e 'Ultramaratona 1' kanë mbërritur në destinacion në Dibër të Madhe pasi kaluan përmes Rrugës së Arbitrit, maleve të Dibrës dhe grykës së Radikës. Lajmin e ka dhënë presidenti Meta, që ashtu si në nisje e vlerësoi këtë maratonë si simbolin e qendrës e mbijetesës së shpirtit arbëror në mbrojtje të identitetit kombëtar.

Meta i vlerëson ata për këtë nismë  dhe në fund bën një përshëndetje nëpërmjet rapsodistit dibran Qerim Sula.

"Atletët e 'Ultramaratona1', pasi kanë kaluar përmes bukurive përrallore të Rrugës së Arbrit, maleve fisnike të Dibrës dhe grykës mbresëlënëse të Radikës, kanë mbërritur sot në Dibër të Madhe e janë përulur me respekt para përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke përcjellë në të dy anët e kufirit mesazhin e krenarisë, qëndresës e mbijetesës së shpirtit arbëror në mbrojtje të identitetit kombëtar.

Duke i falenderuar për fotot që sapo më dërguan u përcjell urimet e mia më të ngrohta e vëllazërore atletëve dhe në veçanti komunitetit të dashur të Dibrës së Madhe që i ka mikpritur sipas traditave të kombit tonë.

I përshëndes të gjithë me një prej hymneve të krenarisë kombëtare "Retë e Zeza", të intepretuar mjeshtërisht nga rapsodi i shquar dibran dhe një prej zërave më të jashtëzakonshëm të muzikës popullore shqiptare, Qerim Sula.

RETË E ZEZA

O i bjen era mor o retë e zeza
Vijn o prej malit mor o breza breza
Na ka shkel o hasmi o te dera

Dridhen malet, jo nuk tunden kullat
N'log t'burrnis o mor po maten burrat
Se lshojm pllamën o pa i ndrue kesulat

Çoi Korabi o gur e shkrepa
Po i knon Drini o këngt e veta
Dalin shqipet o nëpër kreshta
Kadal hasem se këtu ka burra

Na knojn pushkët o nëpër kulla
Ta shtrojm vendin o pllam me plumba o pllam me plumba

Miku i shpis o more la konakun
Dhandri i ri o po kapi bajrakun
Nusja e re o po hoqi duvakun

Plaka n'voter o po e thej furkën
Fëmija e djepit o more kërkon pushkën
Gratë o n'llogore o more pjekin bukën

Bini trimat o e mejdanit
Hiqni sumllat e xhamadanit
Me mbush hutën e dibranit o të dibranit

Me gjoks flakën t'ja shuajmë topit
JEMI GJAKU I KASTRIOTIT
Le e rrit o në kullë o të barotit o në kullë t'barotit,"
-citohet në postimin e Metës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër