Dy doza Pfizer ose AstraZeneca janë efektive kundër variantit “Delta”

Dy doza Pfizer ose AstraZeneca janë efektive kundër variantit “Delta”

Dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca kundër koronavirusit janë efektive kundër variantit Delta, pothuajse në të njëjtën shkallë sa ishin efektive kundër variantit të mëparshëm dominues Alfa.

Studimi, i publikuar në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine”, konfirmon gjetjet e Autoritetit të Shëndetit Publik në Angli, të publikuara në muajin maj, rreth efikasitetit të vaksinave Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Sipas studimit dy doza të vaksinës Pfizer janë 88 për qind efektive në parandalimin e infektimit simptomatik nga varianti Delta i koronavirusit  krahasuar me 93.7 për qind efektivitet kundër variantit Alfa.

Dy doza të AstraZeneca-s, ndërkaq, janë 67% efektive kundër variantit Delta dhe 74.5% efektive kundër variantit Alfa.

Ndërkohë që përdorimi i një doze nuk ofron mbrojtje të madhe në asnjërin rast.

Varianti Delta i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës se variantet e mëparshme dhe OBSH ka paralajmëruar këtë javë se varianti mund të bëhet dominuese brenda disa muajsh.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga My World Data deri tani gjithë botën janë dhënë mbi 3.7 miliardë vaksina kundër Covid-19.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë më shumë se 192.5 milionë njerëz janë infektuar me COVID-19, 4.1 milionë prej të cilëve kanë humbur jetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare