Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Pas betejës 18-mujore për miratimin e paketës kushtetuese, opozita shqiptare dhe Perëndimi janë përfshirë në një konflikt të ri, tashmë për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, nëpërmjet miratimit të ligjeve prioritare. Misionet e SHBA-BE dhe Partia Demokratike ndajnë qëndrime të kundërta për disa pika të projektligjit të Vetingut, i cili do të kalojë në skaner të trefishtë prokurorët dhe gjyqtarët për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale.
/Shqiptarja.com









