Dy të varfërit ndërtuan pishinën me duart e tyre dhe i dhanë një mësim të madh gjithë botës (Video)

Moti i nxehtë i nxit njerëzit që me imagjinatën e tyre të krijojnë gjëra të ndryshme për t’u ndjerë sa më të freskët. Qoftë kjo edhe me mjete rrethanore, por varet nga kushtet që kanë! Normalisht shumica zgjedhin kondicionerin, pasi jetojmë në vitet e teknologjisë. Por këta dy meshkuj që bëjnë një jetë krejtësisht të varfër kanë ndërtuar pishinën e tyre sot!

Videoja është shpërndarë në ‘Youtube’ dhe ka marrë miliona klikime. Aty shfaqen dy burra që dalin jashtë një shtëpie të vogël nëntokësore. Pak momente më vonë vihet re se nga gërmimi është formuar si një drejtkëndësh brenda dhe rreth shtëpisë nëntokësore.

Pastaj, njëri prej tyre shkoi në një pellg aty pranë për të marrë baltë që do të shërbejë si çimento e tyre e improvizuar për pishinën e tyre për të pasur një themel 'të fortë'.

Çimentoja e improvizuar u përzier me rërë dhe e thanë duke përdorur zjarrin. Pasi rëra e lagur u tha plotësisjt ata e përdorën si blloqe në anët dhe në dyshemenë e pishinës.

Pastaj, copat e drurit u vendosën për të shërbyer si një urë që njerëzit mund të ecin nga jashtë pishinës së improvizuar në shtëpinë nëntokësore. Më pas vendosën edhe bar në pjesët e pellgut ku rëra është ende e pranishme. Tashmë është momenti për të hedhur ujë në pishinën e tyre. Dhe ja: mund të shijoni freskinë e  një pishine të bërë vetë, sa herë që dëshironi!

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?