Aplikantët për vendet e punës në shtet do të konkurrojnë si me shkrim ashtu dhe me gojë. Në deklaratën për mediat drejtoresha e DAP, Albana Koçiu, tha se “Procesi për këto konkurse do të kalojë në dy faza. Faza e parë është ajo e verifikimit të dokumentacionit dhe e kritereve të përgjithshme. Faza e dytë është ajo e verifikimit të aftësive të kandidatëve. E cila do të pasohet nga një testim me shkrim, një testim me gojë, një testim aftësive profesionale të çdo kandidati”.
Ndërkohë që bëhet e ditur se këto testime do të kryhen nga Komitete Përzgjedhëse, të cilat sipas Koçiut, janë përsëri një risi e ligjit, në kuptim që janë Komitete Përzgjedhëse që kanë një mandat 2-vjeçar, janë Komitete të cilat përzgjidhen për grup pozicionesh dhe që në përbërje të tyre kanë përfaqësues nga institucionet, kanë përfaqësues ekspertë të fushave dhe përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike.
Në këtë mënyrë është vendosur dhe rregulli për konkurset e reja në administratë, ku pas përzgjedhjes në bazë të kritereve aplikanti do të testohet për formën e komunikimit por dhe për dijeninë që ai ka.
/Shqiptarja.com