Dy gra u futën në tempullin 'e ndaluar', shpërthejnë protestat e dhunshme në Indi (VIDEO)

Një protestë e dhunshme ka shpërthyer dje në jugun e Indisë në Kerala, pasi dy gra të veshura me të zeza arritën të futeshin në një nga tempujt më të vjetër të vendit, ku nuk lejohen gra të moshës 10-50 vjeç.  

Kjo protestë ka sjellë një të vdekur, 15 të tjerë të plagosur, mbylljen e shumë shkollave si dhe pezullimin e përkohshëm të transportit publik.

Vajzat dhe gratë me menstruacione, të përcaktuara si ato midis moshës 10-50 vjeç, janë të ndaluara për t’u lutur në tempullin “Sabarimala” në Kerala që nga viti 1972. E pikërisht për këtë arsye, gratë në fjalë vendosën që të shkelnin në të.

Përpjekjet e këtyre grave për të kundërshtuar ligjet e pashkruara që aplikohen në tempullin e shenjtë, janë kundërshtuar nga protestuesit, të cilët ndër të tjera kanë djegur edhe një pankartë të madhe ku gjendej fotografia e guvernatorit të Keralas. Sipas mediave botërore, turma i është vërsulur jo vetëm grave por edhe policëve.

Policia u ka siguruar mbrojtje dy grave, Bindu Amminit (40 vjeçe) dhe Kanaka Durgas (39 vjeçe), ndërsa ka arrestuar një numër të konsiderueshëm protestuesish.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dulla: 19/01/2019 10:47

    Kta qekan talebanet e azise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë