VLORË- Dy grabitje janë regjistruar në qytetin bregdetar mbrëmjen e djeshme. Rasti i parë është konstatuar në fshatin Mavrovë-Kotë, ku pronarit të banesës me inicialet A.D. i kanë vjedhur 17.000 Euro.
/Shqiptarja.com
Ai së bashku me familjarët e tij nuk kanë qenë prezent në banesë në momentin kur i janë vjedhur prej personave ende të paidentifikuar 17.000 Euro. Rasti tjetër është shënuar në lagjen ''24 Maji'' në banesën e shtetasit Ll.B., të cilit i kanë marrë një shumë monetare prej 1500 Euro.
Policia Vlorë deklaron se po vazhdon punën intensivisht për zbardhjen e plotë e të gjitha rasteve të vjedhjeve të cilat janë konstatuara si edhe po vijon punën për identifikimin e kapjen e shtetasve kryerës të kësaj vepre penale.
dy.b/shqiptarja.com





