Dy helikopterë britanikë do të dhurojnë mëngjesin e së dielës spektakël, duke fluturuar mbi Sheshin Skënderbej në kuadër të një eventi të përbashkët mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe ambasadës Britanike në Tiranë.
"Si dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha fushat, por sidomos në atë të mbrojtjes, ditën e nesërme, e diel ora 10:00-10:30, dy helikopterë britanikë do të fluturojnë mbi Sheshin Skënderbej. Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadori britanik në vendin tonë z.Alastair King-Smith, përfaqësues nga Bashkia e Tiranës si dhe përfaqësues të lartë të Forcave tona të Armatosura", thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të aktivitetit përfaqësuesit britanikë dhe shqiptarë do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.