Dy herë kampion Evrope, peshëngritësi ukrainas vdes nga sulmet ruse në moshën 30-vjeçare

Dy herë kampion Evrope, peshëngritësi ukrainas vdes nga sulmet ruse në moshën 30-vjeçare

Oleksandr Pielieshenko

Kampioni i dyfishtë ukrainas në Evropianin e Peshëngritjes, Oleksandr Pielieshenko u vra në luftimet kundër Rusisë, njoftoi të hënën federata ukrainase e peshëngritjes. Pielieshenko, 30 vjeç, fitoi medaljen e artë evropiane në 2016 dhe 2017, teksa  humbi një medalje në Lojërat Olimpike të Rios 2016, ku doli i katërti në kategorinë deri në 85 kg.

“Me pikëllim të madh duhet t’ju ​​themi se zemra e sportistit të madh ukrainas Oleksandr Pielieshenko ka pushuar së rrahuri”, njoftoi federata në një deklaratë.

Ai u vra të dielën, sipas federatës. Trajneri kombëtar i peshëngritjes së Ukrainës, Victor Slobodianiuk tha se Pielieshenko "vdiq si hero duke mbrojtur Ukrainën".

"Lufta merr më të mirët prej nesh. Kjo është një humbje shumë e rëndë për të gjithë komunitetin e peshëngritjes së Ukrainës. Heronjtë nuk vdesin," tha Slobodianiuk.

Pielieshenko iu bashkua ushtrisë ukrainase në shkurt 2022 në fillimin e pushtimit rus, vuri në dukje Komiteti Olimpik i Ukrainës në mesazhin ngushëllues për sportisin kampion Evrope.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë