Dy herë në avantazh, 'dopieta' e Seferit nuk i mjafton Kombëtares U-21 për të fituar kundër Estonisë

Dy herë në avantazh, 'dopieta' e Seferit nuk i mjafton Kombëtares U-21 për të fituar kundër Estonisë

Ndeshja Shqipëri-Estoni U21

Kombëtarja U-21 e Futbollit i ka mbyllur me barazim eliminatoret e Europianit pasi është ndalur me shifrat 2-2 në transfertë kundër Estonisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Bushi kaluan dy herë në avantazh, por në fund nuk arritën të dilinin me fitore.

Golin e parë të Taulant Seferit në fillim të ndeshjes e zhvlerësoi Livak në minutën e 32 pas një gafe të mbrojtjes kuqezi. Në fundin e pjesës së parë estonezët patën mundësinë për të kaluar në avantazh, por Livak gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fraksionin e dytë të lojës sërish Seferi i dha epërsinë kombëtares së shpresave, por pak minuta nga fundi i kohës së rregullt, Kusk shënoi golin e dytë për vendasit që njëkohësisht vulosi edhe ndeshjen.

Përfundojnë në këtë mënyrë eliminatoret e Europianit, me Shqipërinë që renditet në vendin e 5 me 7 pikë, 5 më shumë se Estonia e vendit të fundit dhe 4 me pak se Islanda e vendit të katërt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare