Për të gjithë qytetarët shqiptarë që do të vijnë nga Roma ditën e shtunë, prenotimi ka nisur ditën e sotme, ku sqarohet dhe rruga se si do të aplikohet. Në dispozicion të tyre janë vendosur dy hotele "Harmonia Hotel Group" dhe "Ibiza Hotel" të cilat kanë paraqitur çmimet për dhomën që kërkohet dhe shërbimet si dhe akomodimi i fëmijëve.
Fëmijët poshtë 6 vjeç do të akomodohen falas, ndërsa nga 6-12 vjeç do të akomodohen në dhomë treshe me krevat të ndarë. Gjithashtu në faqen "Air Albania" është përcaktuar edhe mënyra e aplikimit për të gjithë shqiptarët që kërkojnë të riatdhesohen. Të gjithë bashkëatdhetarët që kërkojnë të riatdhesohen, ju njoftojmë se duke filluar nga dita e enjte datë 16 Prill 2020, të gjithë të interesuarit mund të prenotojnë udhëtimin e tyre të kthimit në atdhe duke ndjekur hapat e mëposhtëm:
1. Në ëebfaqen e Air Albania do të gjeni seksionin Udhëzim për Riatdhesimet në të cilin do të gjeni linkun për rezervimin e hotelit ku do të kalohet karantinimi sipas protokollit të sigurisë të hartuar nga Qeveria Shqiptare.
2. Pasi të pranohen kushtet e karantinimit, vijohet me rezervimin e hotelit në link: https://harmoniahotelsgroup.com/akomodim-14-dite-ne-harmonia-hotels-group/ .
3. Pasi të kryhet pagesa e hotelit, ju do të merrni një faturë automatike të rezervimit të cilën duhet ta ruani deri në fund të udhëtimit.
4. Në një email të dytë nga sistemi I hotelit, ju do të pajiseni me një Kod Promocional unik, me anë të të cilit do të mund të kryeni rezervimin e biletës së avionit. Ritheksojmë se ky kod është I domosdoshëm për të finalizuar rezervimin e biletës.
5. Kod promocional unik mund të përdoret vetëm nga një person I rritur ose nga një fëmijë mbi 2 vjeç. I vetmi rast kur ky kod mund të përdoret nga dy persona është për fëmijët nën moshën 2 vjeç.
6. Pasi të realizohet me sukses rezervimi dhe pagesa e biletës, ju do të merrni me email biletën tuaj.
7. Përpara udhëtimit, në pikën e check in, është e nevojshme të firmosni formularin me kushtet e karantinimit, për të vazhduar më tej me udhëtimin tuaj të rikthimit në atdhe.
Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Call Center në +355 4 22 46 000 ose me email në [email protected]
Gjithashtu për të gjithë ata shtetas të huaj apo Shqiptarë, të cilët plotësojnë kushtet aktuale për të udhëtuar drejt Italisë të pajisur me pasaportë të huaj apo leje pune/leje qëndrimi mund të kontaktojnë Call Center në +355 4 22 46 000 për të marrë informacionin e nevojshëm.
Lajmi kryesor: