Nga sot në faqen online të "Air Albania" nisin aplikimet dhe rezervimet për të gjithë shqiptarët që kërkojnë të riatdhesohet nga Roma drejt Tiranës. Ministrja e Transportit Belinda Balluku sqaroi të gjithë procedurën se si mund të aplikohet dhe kushtet e rezervimit. Në lidhje me çmimin e biletave, Balluku tha se janë aplikuar çmimet minimale të biletave sa për të mbuluar një pjesë të kotove. në dispozicion janë vendosur dy hotele karantinë në zonë e Durrësit, ku shqiptarët që do të riatdhesohen mund të zgjedhim mes dhomave, ku dhe sqarohet në lidhje me fëmijët ku poshtë gjatë vjeç janë të akomoduar falas dhe na 6-12 në dhoma treshe.
Edhe kryeministri Rama tha se një pjesë të shpenzimeve të hotelit do i mbulojë qeveria. Kryeministri ka zbuluar paketën me të cilën do të karantinohen për 14 ditë të riatdhesuarit nga jashtë, ku konkretisht ditën e sotme do të jetë aplikimet e shqiptarëve nga Roma.
Rama shprehet se dita është 21 euro, ku 14 euro do të paguhen nga qeveria për fjetjen dhe shërbimin dhe 7 euro që është ushqimi do të paguhet nga vetë qytetari.
Ndërsa paketa për fluturimin do të jetë 100 euro dhe kjo do të paguhet nga vetë personi.
"Sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma. Paketa do të jetë 100€ për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21€ në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14€ do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standardet anticovid 19, ndërsa vetëm 7€ do të paguhen nga personi për ushqimin", shkruan Rama
Në datat 18 dhe 19 prill do të jenë udhëtimet e para nga Roma për riatdhesimin e shqiptarëve që kanë mbetur të bllokuar jashtë vendit si pasojë e COVID-19.
Sipas njoftimit të MIE, në datën 18 do të kryhet udhëtimi Stamboll-Tiranë, më pas Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë. Ndërsa në datën 19, do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë.
Në ditët në vijim, janë parashikuar fluturime riatdhesimi edhe nga Bari, Frankfurti, Parisi dhe Londra, ndërkohë që burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëjnë me dije se në varësi të kërkesave të qytetarëve do të vlerësohet edhe nëse do të ketë apo jo udhëtime nga destiancione të tjera.
Ministrja e Transportit Belinda Balluku tha se operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve është një operacion delikat që do të bëhet nën masa të rrepta mbrojtëse për mbrojtjen e shëndetit të udhëtarëve. Ajo tha se do aplikohen çmime minimale biletash nga Air Albania, ndërsa shpjegoi të gjithë procedurën se si mund të aplikohet. Balluku tregoi dhe destinacionet ku Air Albania nis fluturimet këtë të shtunë drejt Romës dhe më pas vijohet me Milano, Bari, Frankfurt, Paris dhe Londër, destinacione që sipas ministres u japin mundësi dhe qytetarëve të tjerë, që ndodhen në Europë, Amerikë, Kanada e gjetke për t’i aksesuar.
"Vizitoni faqen Airalbania.com.al dhe më pas rubrikën Riatdhesime. Klikoni në linkun e hoteleve, të cilat janë transformuar në struktura karantinuese Covid 19. Lexoni me kujdes formularin e kushteve të karantinimit dhe vetëm pasi të shtypni butonin PRANOJ, do të mund të zgjidhmi dhomën tuaj të qëndrimit 14 ditor. Do të ndalem këtu për t'ju qartësuar çështjen e pagesës, për të cilën ka pasur shumë komente ditët e fundit. Kosto ditore e qëndrimit tuaj në karantinë është vlerësuar 21 euro personi në ditë, nga të cilat 14 euro, janë akomodim dhe fjetje që do të mbulohen nga Qeveria Shqiptare, ndërsa kosto ushqimore ditore prej 7 euro, do të mbulohet nga vetë personi. Pasi të kryeni pagesën elektronike prej 98 eurosh, sistemi do të prodhojë vërtetimin e rezervimit tuaj, në të cilin do të gjeni një kod unik, që do t’ju shërbejë për rezervimin e biletës. Kthehuni në faqen Airalbania dhe me kodin unik që morët nga vërtetimi i akomodimit në karantinë, procedoni me rezervimin e biletës së avionit. Pasi të keni përfunduar të gjithë procesin e rezervimeve do të jeni të gatshëm për të udhëtuar, sigurisht nëse dokumentacioni juaj identifikues është i vlefshëm dhe i plotë" tha Balluku.
Ministrja tha se fillimisht duhet që qytetarët të këshillohen me ambasadat shqiptare në vendet ku ndodheni, për probleme të dokumentacionin identifikues, ndërsa tha se "Airalbania, e cila nis fluturimet këtë të shtunë drejt Romës, do të fluturojë gjithashtu në Milano, Bari, Frankfurt, Paris dhe Londër. "
Balluku u shpreh se do vlerësohen të gjitha kërkesat për destinacione të tjera.
"Destinacionet, që sapo njoftova, janë pika kyçe, që ju japin mundësi dhe qytetarëve të tjerë, që ndodhen në Europë, Amerikë, Kanada e gjetke për t’i aksesuar. Detajet e sakta për çdo fluturim do t'ju bëhen me dije nga Air Albania." tha Balluku.
Ministrja Balluku tha do të aplikohen çmime minimale biletash nga Air Albania, për të mbuluar një pjesë të kostove të këtyre fluturimeve, ndërsa tha se procesi i iiatdhesimit për ne është një operacion delikat.
“Çmimi i biletës së avionit varion sipas numrit të miljeve të fluturimit dhe aeroportit ku Air Albania do të ulet, por ju sigurojmë se Air Albania do të aplikojë çmime minimale thjesht për të mbuluar një pjesë të kostove të këtyre fluturimeve. Bileta nga Roma në Tiranë kushton 100 Euro. Dua të theksoj se procesi i Riatdhesimit për ne është një operacion delikat, nga i cili varet siguria shëndetësore e të gjithë shtetasve shqiptarë, të cilët kanë sakrifikuar prej më shumë se 5 javësh duke respektuar rregullat dhe masat e marra për parandalimin e përhapjes së Covid 19, ndaj do të jemi të rreptë dhe nuk do të tolerojmë asnjë dalje nga protokolli i vendosur nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë. Për çdo informacion shtesë, apo paqartësi që keni, Ju lutem drejtohuni në faqet zyrtare dhe përdorni numrat e telefonit të vendosura në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.Jam e bindur se falë bashkëpunimin tuaj edhe ky operacion kompleks, do të realizohet me sukses, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në luftën tonë të përbashkët kundër armikut të padukshëm, dinak dhe të rrezikshëm', tha Balluku.
Për të gjithë qytetarët shqiptarë që do të vijnë nga Roma ditën e shtunë, prenotimi ka nisur ditën e sotme, ku sqarohet dhe rruga se si do të aplikohet. Në dispozicion të tyre janë vendosur dy hotele "Harmonia Hotel Group" dhe "Ibiza Hotel" të cilat kanë paraqitur çmimet për dhomën që kërkohet dhe shërbimet si dhe akomodimi i fëmijëve.
Fëmijët poshtë 6 vjeç do të akomodohen falas, ndërsa nga 6-12 vjeç do të akomodohen në dhomë treshe me krevat të ndarë. Gjithashtu në faqen "Air Albania" është përcaktuar edhe mënyra e aplikimit për të gjithë shqiptarët që kërkojnë të riatdhesohen. Të gjithë bashkëatdhetarët që kërkojnë të riatdhesohen, ju njoftojmë se duke filluar nga dita e enjte datë 16 Prill 2020, të gjithë të interesuarit mund të prenotojnë udhëtimin e tyre të kthimit në atdhe duke ndjekur hapat e mëposhtëm:
1. Në ëebfaqen e Air Albania do të gjeni seksionin Udhëzim për Riatdhesimet në të cilin do të gjeni linkun për rezervimin e hotelit ku do të kalohet karantinimi sipas protokollit të sigurisë të hartuar nga Qeveria Shqiptare.
2. Pasi të pranohen kushtet e karantinimit, vijohet me rezervimin e hotelit në link: https://harmoniahotelsgroup.com/akomodim-14-dite-ne-harmonia-hotels-group/ .
3. Pasi të kryhet pagesa e hotelit, ju do të merrni një faturë automatike të rezervimit të cilën duhet ta ruani deri në fund të udhëtimit.
4. Në një email të dytë nga sistemi I hotelit, ju do të pajiseni me një Kod Promocional unik, me anë të të cilit do të mund të kryeni rezervimin e biletës së avionit. Ritheksojmë se ky kod është I domosdoshëm për të finalizuar rezervimin e biletës.
5. Kod promocional unik mund të përdoret vetëm nga një person I rritur ose nga një fëmijë mbi 2 vjeç. I vetmi rast kur ky kod mund të përdoret nga dy persona është për fëmijët nën moshën 2 vjeç.
6. Pasi të realizohet me sukses rezervimi dhe pagesa e biletës, ju do të merrni me email biletën tuaj.
7. Përpara udhëtimit, në pikën e check in, është e nevojshme të firmosni formularin me kushtet e karantinimit, për të vazhduar më tej me udhëtimin tuaj të rikthimit në atdhe.
Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Call Center në +355 4 22 46 000 ose me email në [email protected]
Gjithashtu për të gjithë ata shtetas të huaj apo Shqiptarë, të cilët plotësojnë kushtet aktuale për të udhëtuar drejt Italisë të pajisur me pasaportë të huaj apo leje pune/leje qëndrimi mund të kontaktojnë Call Center në +355 4 22 46 000 për të marrë informacionin e nevojshëm.
Sot në orën 10:00 në faqen online të "Air Albania" nisin aplikimet dhe rezervimet për të gjithë shqiptarët që kërkojnë të riatdhesohet nga Roma drejt Tiranës. Sistemi elektronik për rezervimet online për hotelet dhe biletën do të jetë gati në orën 10:00.
Fillimisht kushdo që kërkon të rikthehet në Shqipëri në këtë periudhë kur vendi është në karantinë për shkak të parandalimit të përhapjes së infeksionit koronavirus, duhet që fillimisht që ai të zgjedh hotelin ku do të qëndrojë i karantinuar për 14 ditë, pagesë të cilën do e kryejë vetë. Në rezervim përfshihen 3 vajtjet si dhe nata në hotel për 14 ditë.
Pasi është bërë rezervimi i hotelit dhe pranimi i kushteve , aplikuesi do të marrë një kod personal dhe përmes këtij kodi do të hyjë sërish në faqen e "Air Albania" ku do të bëjë dhe aplikimin dhe për biletën e ardhjes Romë-Tiranë. Vetëm pasi është bërë pagesa e hotelit për karantinim, qytetari mund të presë biletën.
Për të gjithë personat që do të aplikojnë sot , riatdhesimi i tyre do të bëhet ditën e shtunë.
Sot aplikimet janë vetëm për Romën dhe më pas do të përcaktohen ato në Milano dhe vendet e tjera ku janë kërkesat nga shqiptarët për riatdhesim. Detajet i bëri të ditura ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku para dy ditësh, ku u shpreh se që duan të kthehen të atdhe karantinën do ta bëjnë në Durrës në disa hotele në qytetin bregdetar, të cilat do të paguhen nga vetë qytetarët.
O Balluke po ne punonjsit e Portit te Vlore do ti marim rrogat se po degjojm nga ky drejtori pa byth qe po vazhdoi pa traget nuk ka rroga,na thone ankohuni te Rama te fitoni
PërgjigjuCfare kushte plotesojne stafet e ketyre hoteleve per te bere te mundur karantinimin e padiferencuar te te riatdhesuarve? Aty do punojne kuzhina,kamerieret,recepsionistet,pastrueset e katave,lavanderite etj.A jane te trejnuar dhe te mbrojtur keta persona????? Zoti i ruajte . Pse nuk jane zgjedhur hotele diku ne periferi e jo ne bregdet?? Kjo do te shkaktoj panik per ata qe shpresojne te vine ne keto zona pas kesaj situate.
PërgjigjuKush ka hotel apo e njeh ate zone e din shum mir se te kujt jane ato hotelet aty.......nji fare deputane e partis rames, SADRI ABAZI e ka emrin pronari i hoteleve.....ca rastesie mer aman qe i bjen perher krahut ton me bon ndere.....turp hajdutet e mutit qe ghehn cdo munsi me vjedh akoma.....21 euro nata ne nje hotel qe ska shance me punu me kete situat mbushet nga shteti....apo do dali nanji te thote qe per venin jan cmime minimale....ata njerez spo shkojn per pushime ta dine mir ato qe mbajn krahun e partis dhe harrojn xhepin e vet qe i shkerdhehet perdit e me shum
PërgjigjuKur suedezët i kthyen nga Peruja, i paguan vetë biletat 2100 euro, ambasada vetëm i ndihmoi të rezervonin biletën. Pastaj u vetëizouan. Stockholmi ka patur numurin më të madh të infektuarve dhe vdekjeve se kur kish plasur pandemia në Itali, suedezët ishin me pushime në Alpe...dhe me tu kthyer e sollën me vete virusin. Kaq mjaftoi që të shpërndahej gjithëandej.
PërgjigjuPlerat qelbesirat shikuan vetem menderen e tyre te kalojne mire me pushime dhe sollen semundjen duke bere te vdesin gjith ata, qelbesirat!
Kjo eshte nje bombe biologjike. Kush do e garantoje karantinimin ne hotel? Do vesh polic para cdo dere dhome ? E para keta mund te dalin nga karantina, ndersa e dyta mjafton nje i infektuar per te infektuar shume te tjere tek holli i hotelit, te korridori apo kur shkembehet me sherbimin e dhomes. Pastaj keta 14 dite me mbrapa do shkojne ne qyete te ndryshme dhe do sjellin nje vale te dyte infeksioni. Farkeqesisht ne nje situate te tille vetem vete-karantinimi me byzylyk elektronik do kishte funksionuar.
Përgjigju