Trajneri i Egjiptit, Hector Cuper, do të largohet nga kombëtarja afrikane, pas fundit të kampionatit botëror. Lajmin e kanë bërë të ditur gazetarët egjiptianë të akredituar në Rusi.
Federata Egjiptiane e Futbollit ka vendosur të mos e rinovojë bashkëpunimin me teknikun argjentinas, pas zhgënjimit në “Rusi 2018”, ku humbjet ndaj Uruguajit dhe Egjiptit kanë sjellë eliminimin, pavarësisht nga rezultati i ndeshjes së fundit kundër Arabisë Saudite.
Pikërisht ndeshja ndaj arabëve do të jetë e fundit për Cuper si “timonier” i Salah dhe shokëve të tij.
Komento