Dy javë nga fundi, Partizani
humbet me Bylis, Skënderbeu + 5

Dy javë nga fundi, Partizani<br />humbet me Bylis, Skënderbeu + 5
Është mbyllur pasditen e sotme java e 34 e Superligës.
 
Surprizuese ka qenë ndeshja mes Partizanit dhe Bylisit. Miqtë arritën t'i rrëmbejnë 3 pikë të kuqve, në betejën e tyre për mbijetesë. Ndërsa Partizani, duket se humbet përfundimisht luftën për titullin kampion.
 
Skënderbeu nuk shkon dot më shumë se barazimi 1:1 në Durrës përballë Teutës. Kampionët në fuqi kaluan të parët në avantazh me Latifin, por vendasit barazuan nga pika e bardhë e penalltisë me anë të Lenës.
 
Skënderbeu kryeson kampionatin me 76 pikë, 5 pikë më shumë se ndjekësit e Partizanit.
 
Në takimet e tjera, Vllaznia ka mundur Tërbunin me rezultatin e pastër 2-0, ndërsa Laçi ka barazuar 1:1 me Kukësin. 

kampjonati shqiptar

kampjonati shqiptar

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Plani ynë i paqes do të jetë gati në nëntor

Zelensky: Plani ynë i paqes do të jetë gati në nëntor