Dy javë pas vrasjes së Ivanoviç,
ç'po ndodh me hetimet?Flet Policia
Gjithashtu, Hoti ka shtuar se hetimet e këtij rasti nga Policia janë duke u zhvilluar me dinamikë e nën udhëheqje të Prokurorëve të caktuar. Ivanoviç u vra të martën e 16 janarit para zyrës së tij në veri të Mitrovicës, përderisa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një veturë e djegur e cila dyshohet të jetë përdorur nga kryesit e veprës në fjalë.
Janë bërë afro dy javë që nga dita kur në veri të Mitrovicës u vra lideri i Iniciativës Qytetare Serbe ‘Liri’Demokraci’Drejtësi’, Oliver Ivanoviç. Por edhe pas gjithë këtyre ditëve, asnjë person nuk është arrestuar.
I kontaktuar nga Indeksonline, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti ka bërë të ditur se nuk është arritur të arrestohet ende askush. “Nuk është arrestuar ende askush”, ka thënë Hoti.
Gjithashtu, Hoti ka shtuar se hetimet e këtij rasti nga Policia janë duke u zhvilluar me dinamikë e nën udhëheqje të Prokurorëve të caktuar. Ivanoviç u vra të martën e 16 janarit para zyrës së tij në veri të Mitrovicës, përderisa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një veturë e djegur e cila dyshohet të jetë përdorur nga kryesit e veprës në fjalë.
Ndërsa duhet cekur se zbardhjen e këtij rasti janë duke e kërkuar të gjitha institucionet e Kosovës si dhe ato serbe. Shteti serb ndër të tjerash ka bërë disa kërkesa që të bëhet pjesë e hetimeve të këtij rasti gjë të cilën e kanë kundërshtuar institucionet e Kosovës.
Gjithashtu, ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, ka theksuar se kërkesat i janë bartur kryeprokurorit të rastit dhe se çdo shkëmbim i informacioneve do të shkojë përmes dy ministrive asaj të Kosovës dhe të Serbisë.
Vrasja e Ivanoviçit bëri që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, të vizitojë qytetarët serb në Kosovë përderisa dialogu Kosovë-Serbi u ndalua në momentin e vrasjes së tij, ku delegacioni serb kishte vendosur që menjëherë të ktheheshin në vendin e tyre.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.7%
-
Keq
39.8%
-
Nuk e di
16.5%
Vota total: 1501
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA njofton një paketë të re ndihme për Ukrainën
9 Gusht, 22:55
-
Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja
9 Gusht, 22:40
-
Paris 2024/ Ja si transformohen medaljet olimpike pas një jave (VIDEO)
9 Gusht, 22:27
-
Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria
9 Gusht, 22:21
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16
-
Mali i Zi/ Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve
9 Gusht, 22:00
-
Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec
9 Gusht, 21:39
-
Vidhet pika e këmbimit në Shkodër! Dy të huaj mashtruan punonjësin e ‘Exchange’ dhe i morën paratë (VIDEO)
9 Gusht, 21:29
-
SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit
9 Gusht, 21:19
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44