Dy javë nga 'finalja' me Çekinë, shtohen problemet e Kombëtares kuqezi

Dy javë nga 'finalja' me Çekinë, shtohen problemet e Kombëtares kuqezi

Myrto Uzuni

Kombëtarja shqiptare e futbollit do luajë kundër Çekisë, të enjten e 12 tetorit, me ndeshjen që vlen për kualifikueset e Euro 2024 për grupin E. Tanimë trajneri Sylvinho është edhe nën ethet e dëmtimeve, me dy sulmues që janë për momentin jashtë.

Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni kanë krijuar probleme në stafin kuqezi, me lojtarët që janë të dëmtuar. Nëse Cikalleshi vuan një lëndim prej një jave, vetëm dje Uzuni la fushën i dëmtuar për Granadën. Nga Gadishulli Iberik nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e sulmuesit, që luajti vetëm 37 minuta në ndeshjen e fundit dhe pësoi një lëndim në muskujt e kofshës së djashtë.

Veç sulmit, trajneri brazilian nuk do ketë as Marash Kumbullën. Mbrojtësi i Romës prej muajsh është i dëmtuar, teksa fundin e sezonit të shkuar në ndeshjen kundër Milanit u lëndua. Shtatëlarti nuk mund të kthehet para janarit të 2024, teksa telashet për momentin janë në fazën e sulmit.

Me Cikalleshin dhe Uzunin që ishin titullarë në ndeshjen e fundit, fituar me Poloninë, duket se Sylvinho është duke projektuar Muçin nga minuta e parë dhe një mes Dakut dhe Seferit në majën e ofensivës. Kujtojmë se nga dëmtimi është rikthyer edhe Armando Broja, që ka marrë disa minuta për Chelsean.

Me pesë ndeshje të zhvilluara në grupin E të Euro 2024, Shqipëria mban vendin e parë me 10 pikë, dy më shumë se Çekia (një ndeshje më pak) dhe Moldavia.

Renditja

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi