Granada dhe Betis po luajnë për javën e gjashtë në La Liga. Sfidën për vendasit e nisi nga minuta e parë edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares nuk ia doli të qëndrojë në fushë më shumë se 38-të minuta, teksa doli duke çaluar.
Një dyluftim me kundërshtarin ka bërë që beratasi të ndiejë dhimbje në kofshën e djathtë të këmbës, duke e bërë të pamundur vijimin e lojës. Duket se 27-vjeccari ka bërë një tërheqje muskulare, me testet e specializuara që do tregojnë edhe gradën e lëndimit.
Shqiptari doli nga fusha mes duartrokitjeve të publikut, teksa dëmtimi i tij vjen në një moment të papërshtatshëm edhe për Kombëtaren. Dy javë më vonë kuqezinjtë e Sylvinhos presin në Tiranë (12 tetor) skuadrën e Çekisë, me ndeshjen që vlen për kualifikueset e grupit E të Euro 2024. Për Kombëtaren kjo është një finale, që do tregojë nëse tanët do shkojnë ose jo drejt “Gjermani 2024”.
Pas dëmtimit të Cikalleshit, tanimë edhe Uzuni shqetëson stafin e Kombëtares. Për fat të mirë Armando Broja ka filluar të marrë minuta te Chelsea, ndërsa Mucci po shkëlqen me Legian, ndërkohe që Sylvinhon mund të ngushëllohet.