TIRANË- Situata epidemiologjike në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa numri i të infektuarve është në rënie. Sot shënohen dy javë pa asnjë viktimë nga koronavirusi në vendin tonë. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 1.059 testimeve janë regjistruar 52 qytetarë të infektuar me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njofton se infeksionet e reja janë regjistruar në këto bashki:
20 në Tiranë, 7 në Lushnje, 6 në Krujë, 5 në Mat, 4 në Lezhë, 3 në Shkodër, Kavajë, 1 në Kurbin, Rrogozhinë, Pukë, Kukës.
Aktualisht janë 398 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orë Janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,213 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Statistika (30 Prill 2022)
Raste të reja ditore 52
Të shëruar në 24 orë 28
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,059
Testime totale 1,806,414
Raste pozitive 275,107
Raste të shëruara 271,213
Raste Aktive 398
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 246
Vlorë 45
Fier 39
Elbasan 12
Korçë 11
Durrës 11
Shkodër 10
Gjirokastër 7
Berat 6
Kukës 5
Lezhë 3