Dy kallashnikovë, një pistoletë dhe 4 kg kanabis në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
Foto ilustruese nga Vlora
Policia e Vlorës ka arrestuar një 32-vjeçar me inicialet J.Sh., në kuadër të operacionit të koduar 'Ice'.
Mësohet se në shtëpinë e të riut, banues në zonën e Ujit të Ftohtë, policia gjeti tre armë zjarri.
Sipas raportimeve janë sekuestruar 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë.
Sakaq, blutë e Vlorës kanë gjetur edhe 4 kilogramë kanabis.
Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Ice”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Vlorë. Sekuestrohen 3 armë zjarri, municion luftarak dhe 4 kg kanabis. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor "Ice".
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi J. Sh., 32 vjeç, banues në lagjen "Uji i Ftohtë", Vlorë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), municion luftarak dhe 4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet në ngarkim të shtetasit J. Sh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
53.9%
-
JO
40.5%
-
NUK E DI
5.6%
Vota total: 2876
Lajme të tjera
-
Mungesa e dezinfektimit po dëmton bujq e blegtorë! Fermerët e Vlorës: Insektet dhe karkaleci po sjellin dëme! Zyrtarët vendorë: Zgjidhja e vetme dezinfektimi i zonës
2 Korrik, 19:05
-
Një në Kavajë e tjetri në Borsh, mbyten dy 66-vjeçarë në det! Njëri dyshohet se pësoi infarkt duke notuar
2 Korrik, 18:07
-
Të gjithë drejt bregdetit! Trafik i rënduar në Vlorë, më shumë se 2 orë për të shkuar në Orikum! Akset më problematike (VIDEO)
2 Korrik, 10:37
-
Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë
2 Korrik, 10:21
-
Hapet përfundimisht tuneli i Skërficës, Tiranë-Sarandë 45 minuta më shpejt! Më 7 korrik hapet Bypass-i i Vlorës
2 Korrik, 08:02
-
Prodhonte dhe shiste kanabis, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë i shpallur në kërkim! I dënuar më parë me 4 vite burg (VIDEO)
1 Korrik, 15:31
-
Nuk pranoi t’i tregonte policit rrugor dokumentet e makinës, arrestohet 20-vjeçari në Fier
1 Korrik, 13:05
-
Ndotet plazhi i Potamit, pushuesit për Report Tv: Kundërmon erë e keqe! Shkak dyshohet shkarkimi i ujërave të zeza të bizneseve, autoritetet asnjë masë (VIDEO)
30 Qershor, 19:01
-
Tritol për herë të dytë hotelit në Sarandë, pronari për Report Tv: S’kam konflikte me askënd, ma kanë bërë për prishje imazhi! Shoqërohen disa persona
30 Qershor, 09:58
-
Vidhnin ora dore, arrestohen hajdutët në Durrës! Në pranga edhe 30-vjeçari, i gjetën 190 ora dore në shtëpi
30 Qershor, 09:42
-
Shpërthim me eksploziv në hotelin e drejtorit të FSDKSH-së në Sarandë! Edhe një vit më parë iu vendos tritol (VIDEO)
29 Qershor, 22:45
-
Makina përfundon në kanal në autostradën Vlorë-Fier, 1 i lënduar (VIDEO)
29 Qershor, 19:57