'Dy km rrugë duam!' Bashkia Kuçovë u premton banorëve të Velagoshtit: Në mars rruga asfaltohet

Kuçovë- Pamjet që të ofron rruga e fshatit Velagoshtë të Kuçovës është baltë, gropa dhe pellgje me ujë. Prej 30 vitesh banorët e fshatit Velagoshtë vijojnë me të njëjtën kërkesë ndaj institucioneve, asfaltimin e rrugës me gjatësi 2 km. Për here te dytë brenda dy javësh protestuan para bashkisë Kuçovë.

“Dy km rrugë duam, asgjë më shumë!”

“Është e disata herë që ngremë zërin por ende s'është bërë asgjë. Dy km rrugë duam asgjë më shumë të çojmë mallin tonë aty ku duam. Prodhimet na ngelen pa shitur nga mungesa e rrugës. Kemi mbi 150 mijë rrënjë ullinj janë rreth  250 familje kaq po kërkojmë"

 Ne nuk dalim kot këtu fshati ka ardhur vetëm për këtë problem.

Vetëm për rrugë. Që fëmijë e deri më sot vetëm rrugë kemi kërkuar. Vijnë e hedhin baltë të kuqe, asgjë më shumë. Do vazhdojmë të protestojmë gjithë kohës” ankohen banorët. 

Për Report TV, nënkryetari i Bashkisë projekti për shtrimin e rrugës është gati dhe puna do të nise në mars.

“Bashkia deri në mars ka plan për ta shtruar atë. Aktualisht rruga është e kalueshme për çdo mjet, në disa pika problematikat bashkia do ti riparojë. Faktikisht ata që erdhën në takim me mua kërkuan edhe rrugën e parcelave, të cilën bashkia ka hap trasetë përkatëse për të gjithë rrugët e parcelave. Ata kërkuan shtrim me zhavor, gjë të cilën bashkia e ka të pamundur për të gjitha si nga ana financiare, por edhe nga ana e burimeve njerëzore” tha nënkryetari i Bashkisë Sybi Shehu.

Në Velagoshtë të Kuçovës jetojnë rreth 250 familje.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?