Dy lagje të njësisë Nr. 5 në kryeqytet marrin zgjidhje të furnizimit me ujë

Dy lagje të njësisë Nr. 5 në kryeqytet marrin zgjidhje të furnizimit me ujë

Bashkia e Tiranës ka përfunduar dy investime të rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të Njësisë Nr.  5 në kryeqytet. Ekipet e punës së Ujësjellës Kanalizimeve realizuan investimin më të ri në rrugën “Sulejman Delvina” duke sjellë jo vetëm rritje të sasisë së furnizimit me ujë, por edhe të cilësisë së ujit për të gjithë qytetarët.

Një tjetër investim i rëndësishëm është dhe ai në rrjetin e ujësjellësit në rrugën e "Kosovarëve", ku është ndërhyrë menjëherë për eliminimin e humbjes  që shkaktonte rrjeti i amortizuar nga vitet.

Ujësjellësi i Tiranës fton gjithë qytetarët që të telefonojnë në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800 44 88 për të raportuar çdo rast defekti në rrjet, ndërhyrje të paligjshme apo shpërdorimi të ujit të pijshëm nga persona të papërgjegjshëm

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston