Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit pas ardhjes në krye të institucionit të Ardi Veliut. Artion Duka është emëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit. Në këtë detyrë, Duka do të zëvendësojë Dilaver Shimajn.

Lëvizja e dytë është bërë në Forcën Operacionale, ku është emëruar Bujar Ahmeti. Në vendin e tij më parë në këtë detyrë ka qenë Artion Duka, që u transferua në pozicionit e Drejtorit në Qarkun e Beratit.