Dy adoleshentet me iniciale K.I. dhe V.T. nga qyteti i Lezhës janë dërguar menjëherë për në Spitalin Rajonal të qytetit nga ku është bërë e ditur se 17-vjeçari i cili ishte edhe drejtuesi i motorçikletes ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy të rinjtë ka qenë duke lëvizur në drejtim të Lezhës kur janë goditur nga pas nga mjetet tip "Benz" me targa AA 009 ID që drejtohen nga shtetasi A.D. nga Lezha si dhe mjeti tjetër me targa GH 215 DZ që drejtohej nga shtetasi me iniciale B.U. nga Prizreni.
Nga hetimet e para të policisë është bërë e ditur se parakalimi i gabuar i këtij të fundit është bërë edhe shkak për aksidentin, ndërsa në polici janë shoqëruar edhe dy drejtuesit e automjeteve të cilët po merren në pyetje rreth ngjarjes.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)