Një sherr i nisur për një vajzë ka pasuar në djegien e dy makinave në Korçë në orët e para të mëngjesit. Report Tv mëson se sherri nisi rreth dy javë më parë ku së pari të rinjtë janë konfliktuar me njëri tjetrin kurse ditën e sotme u dogjën makinat.
"Në vijim të veprimeve hetimore për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, djegien e 2 automjeteve, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 18 vjeç, dy shtetas 17 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, banues në Korçë.
Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe tërësia e provave të siguruara dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë djegur me zjarr, në lagjen nr. 4, automjetin tip "BMË" të shtetasit G. C., 20 vjeç, dhe në lagjen nr. 14, automjetin tip "Benz", të shtetasit J. G., 18 vjeç", njofton policia.
Lajmi kryesor: