Dy makthe të Berishës që po e plakin para kohe

Dy makthe të Berishës që po e plakin para kohe

Sali Berisha

Sali Berisha ka dy makthe në jetë, që derisa të jetë gjallë do t’i projektojë tek çdo politikan kundërshtar. Makthi i parë janë vrasjet politike. Makthi i dytë është çështja e detit me Greqinë.

Makthin e parë e ka prej 21 janarit, kur vrau katër qytetarë që protestonin të paarmatosur dhe të parrezikshëm, duke përfunduar protesta. Nuk po ja llogarisim ato 26 të djalit, se ato nuk i ka me kundërshtarët. I ka me fëmijët e kundërshtarëve. I do dhe ata vrasës si i biri.

Prej kur ka dalë në opozitë, ky njeri përgjon çdo vdekje, me shpresë që ta quajë vrasje të kryeministrit që të duken njësoj. Deri tani nuk i ka ecur.

Makthi i dytë i madh është çështja e detit me Greqinë. Në atë çështje Sali Berisha u kap në flagrancë nga Gjykata Kushtetues e Shqipërisë, e cila ja prishi pazarin me kryeministrin grek, të cilin e bëri për interesa thellësisht elektorale, në mes të fushatës elektorale të vitit 2009, për të marrë votat e pakicës greke dhe për të shpresuar se Greqia do ta ndihmonte të merrte ftesën për aplikim për vend kandidat për anëtar të BE-së.

Anulimi prej Gjykatës Kushtetuese e damkosi atë si një pazarxhi të interesit kombëtar, për interes elektoral. Natyrisht nuk ka pas akuza kaq banale për “shitje e blerje”, por ishte e qartë se ishte një përulje e tij për interesa elektorale.

Tani sa herë Greqia fillon e zbaton të drejtën e saj ndërkombëtare për zgjerim 12 milje detare në kufijtë e saj, i pari që vrapon të ngrejë një tymnajë qesharake, është Sali Berisha, njeriu që e di më mirë se kushdo tjetër çdo të thotë që një shtet të shpallë kufirin e delimitimit 12 milje në det.

Është një praktikë e rëndomt ndërkombëtare, që nuk nënkupton që u merr detin apo territorin të tjerëve, por zgjerohet 12 milje nga bregu në çdo det të saj, ku fqinjin e ka më larg se 12 milje. Aty ku e ka më afër, ka norma të tjera se si vendoset vija kufitare mes dy vendeve.

Atë që Greqia po bën sot, Shqipëria e ka bërë në vitin 1990, kur Berisha ishte pjesë e pushtetit komunist si sekretar Partie. Por dhe udhëheqja komuniste e asaj kohe, pamvarësisht izolimit të vendit, ka një fjalor më normal kur shprehet për këtë vendim.

Lexojeni Dekretin e mëposhtëm të Kuvendit të Shqipërisë të asaj kohe:

“Ujërat territoriale të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregdetit të saj në një gjerësi 12 milje detare, duke filluar nga vija e drejt bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhlit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalës së Turrës), i Semanit, Derdhjes së Vjosës, bregu veriperëndimor i ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhzës i Gjirit të Gramës, dhe pastaj mes bregut shqiptar e ishujve grek, deri përmes Kanalit të Korfuzit.

Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri tek Kepi i Rodonit, shtrihet gjer në vijën e kufirit shqiptaro- jugosllav”.

Ky dekret ka hyrë në fuqi menjëherë më 24 mars 1990.

Greqia po e bën të njëjtën gjë në vitin 2020, 30 vite më pas, për shkak të problemeve që ka pas me gjithë shtetet kufizuese me det me të, Turqinë, Italinë, Shqipërinë e Egjiptin.

Nga të katër këto shtete, ajo do negociojë vetëm me Shqipërinë dhe Turqinë, pasi në disa zona gjerësia 12 milje është e pazbatueshme, pasi deti ndahet në mes.

Ky shpjegim është një banalitet që duhet ta përsëritësh sa herë në Greqi dëgjohet lajmi se Greqia do aplikojë zgjerimin 12 milje në det. Dhe ky shpjegim normalisht duhet të bëhet për njerëz që s’kanë kulturë politike dhe njohuri për këtë çështje, si dhe për këta trushpëlarët e Albin Kurtit në Tiranë, që ua mban Albini trurin në kasafortë dhe u jep komanda.

Por për Sali Berishën është një gjë më shumë se e qartë, pasi ai e ka aplikuar me gjakftohtësi ndarjen e hapësirës mes Greqisë e Shqipërisë në favor të Greqisë, duke ja bërë një dhuratë Greqisë, edhe kur ajo nuk e kishte shpallur kufirin e delimitimit 12 milje.

Ai nuk e ka për detin, se detin e kishte dhe e fali për interesa të tij. Ai e ka hallin që mos të ngelet i vetmi udhëheqës që fali det në këtë vend. I duhet patjetër që së paku Edi Rama të vrasë katër demonstrues dhe të falë det për interesa elektorale, që të vdesë i qetë.

Deri tani nuk e ka këtë shans. Kufirin detar ndërkohë nuk e ka më në dorë as Edi Rama, as Micotaqis, por Gjykata Ndërkombëtare, për të cilën dy palët kanë rënë dakord ta zgjidhë këtë histori.

Kështu që Berishës do t’i duhet të presë më kot të gjejë një të dytë si veten në historinë e këtij vendi, që vret për të mbrojtur pushtetin dhe fal pasuri kombëtare për të fituar pushtetin. Me Ramën s’po i ecën.

Dhe kam frikë se mosha do ta pengojë të gjejë pasardhësin e ngjashëm me të në këtë histori. Vetëm nëse vjen i biri i tij në pushtet, mund t’i bëjë këto gjëra, por dhe nëse kjo ndodh, ai atëhere do ketë vdekur dhe nuk do arrijë ta marrë këtë kënaqësi./Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berishua: 27/12/2020 12:21

    Qaji hallin Berishes, po plaket para kohe...Berisha gezon shendet te plote, eshte ne moshen e vet, i fuqishem sa ska, i pasur sa te duash, i ditur dhe i plotesuar. Dhe ne kete moshe dhe tall trapin me te gjithe..

    Përgjigju
  • Ardian: 27/12/2020 08:05

    Sali budallai.. ik sali ik bej per budalla ndonje shokun tend , o sali bajga, jo nje det por nje oqean se lan turpin tend

    Përgjigju
  • Bukë e kripë: 27/12/2020 01:42

    Çfarë e do populli detin ! Buke e kripë e zemër ! E mer Greku se edhe peshqit kanë emigruar nga deti , na mbeti vetëm spirua në fshat, në mos e pastê keputur kovidi nga rradha tek markata !

    Përgjigju
  • A...Zh: 26/12/2020 22:01

    Mero thote se Greqia po zgjerohet 12 milje nga bregu ne cdo det te saj ku fqinjin e ka me large se 12 milje. Mendoj ketu kemi te bejme me nje lapsus te Meros. Sepse sic Greqia edhe fqinjet kane te drejte te zgjerohen me 12 milje. Dhe kjo eshte e mundur kur hapesira detare ndermjet tyre shte 24 e me shume milje dhe jo me shume se 12 milje. P.sh nese hapesira detare ndermjet dy vendeve eshte me shume se 12 milje, ta zeme 17 milje, atehere zgjerimi i secilit sipas te drejtes se tyre me 12 milje eshte i pamundur. Ne kete raste duhet te kete marreveshje ndermjet tyre, ose i adresohen Gj. Nderkombetare.

    Përgjigju
    • Pjeter: 27/12/2020 13:53

      Me vjen keq ne qofte jam keqkuptuar,komenti im nuk ka pas qellim ofensiv,thjesht kostatova qe ne artikullin ne fjale,ne nje fare menyre,saktesihet zgjerimi i Qreqise ne te gjitha drejtimet,perveç kundrejt nesh dhe Turqise, qe duhen marrveshje,per arsye se hapesira nuk te lejon,ne rastin tone me gjykate nderkombetare, se nga ku duhet filluar ndarja e hapesires detare ne mes.

    • A...Zh: 27/12/2020 09:07

      Te nderuar Pjeter, Ardian; une e kam lexuar shume mire shkrimin dhe besoj e kam kuptuar. Kam dhene vleresimin tim pa dashur t'i jap mend ndokujt.Gjithsesi ju falenderoj per vemendjen tuaj ndaj komentit tim!

    • Ardian: 27/12/2020 08:29

      Lexoje mire artikullin... eshte shume e lehte te behesh inxhinier detesh... por me mire lexoje

    • Pjeter: 27/12/2020 08:13

      Lexoje edhe nje here artikullin dhe to ta shofesh qe Mero nuk ka bere asnje lapsus.

  • LORA: 26/12/2020 21:42

    M'duhet drejtesia e munguar ne tri dekadat e fundit,qe e shndroi ne makth jeten e Popullit Shqiptar,,,,kujt i plasi per "makthet" e dr.mortjes?

    Përgjigju
  • poni: 26/12/2020 21:13

    MOS u merr me sali halen o mero,,e dime qe e fali detin tek greket,,,per qellime elektorale,,dhe po ashtu vrau 4 protestues ne bulevard per te ruajtur pushtetin,,,palaco dhe kriminele te tille duhet te zhduken nga skena jone politike,,,sepse bejne vetem tradheti ndaj kombit shqiptar....

    Përgjigju
    • prokurori komunist: 26/12/2020 23:02

      sali serbi,inercia e levizjes së trupit dhe mendjes së tij në kohë dhe në hapsirë gjindet dhe rrotullohet rreth epiqendres komuniste që është e vetmja galaksi që a njef.Të gjitha ndjenjat dhe bindjet që ekzistojne në organizmin e tij i kanë rrënjët komuniste të perziera me gjakun serb që qarkullon në trupin e trurin e tij.Ai nuk ka asnjë gram *ndjenjë keqardhëse për shqiptarët e pafajshem që ka vrarë e ëndërron me vra.Ai ka *bindjen e një komunisti të regjur të viteve 50 - 70 që kurrën e kurres nuk do të pergjigjet për krimet që bën e për çdo krim që bën do të jetë i përgezuar, i duar-trokitur dhe i dekoruar nga partia dhe nga zagarët dhe zagareshat që e rrethojnë.I akuzuar per shkeljen e disa te drejtave të njeriut të disa refugjatëve në detë ministri i brenshem italian dha dorheqjen dhe rrezikon burg.Për pagesen e 2-3 kafeve me lekët e shtetit një ministre suedeze dha dorheqjen,per shkuarjen në spanjë me veturen e shtetit një ministre gjermane dha dorheqjen, për vdekjen e një gruaje refugjate-të-refuzuar gjatë shoqerimit në avjon nga 2 policë per kthimin e sajë në kongo dha dorheqjen min-i-brendshem belgj, per arratisjen nga hetuesia në begjikë të një pedofili që u kap pas disa orëve dha dorheqjen min-i-drejtesisë, për shperdorim posti të 200-300 eurosh dha dorheqjen një minister austriak etj etj,Per qelbesiren Sali viçidoliçi dhe me urdher të tij u vranë 4 protestues gjynaha dhe të varfer.Kopili serb s-viçi mburret para televizionave që edhe lideri i opozites me pasë ardhë e kisha vrarë me snajpera.O kriminel patetiko-patologjik, K/ministria nuk ishte prona jote private.K/ministria është pasuri e gjithë popullit. çfarë do tju trgojnë familjet jetimëve të të vrarve kur të rriten e të behen për të kuptuar arsyen e vdekjes së baballarve tyre. Kush do japin llogari para drejtesisë per keta e per të vdekurit e Gerdecit, ti ? zagari jot ? apo i vrari në gerdec baxhanaku jot që ti "nuk e kishe pas njohur kurrë" DNA-ja jote e një shpellari nuk e ka inteligjencen e ramizit dhe të nexhmijes që për të shpetuar kokat e tyre të gjeten ty mashen e flliqt për të shuar zjarrin që të mos ti digjte si në rumani...! Ti UDB-ash ku do të ikësh, në serbi ? rusi ? apo ku, për ti ikur DREJTESIS ligjore a KANUNORE....!!!???

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë